Perkufizimi i Suksesit sipas 10 mendjeve te ndritura qe do t’ju motivojne ne cdo kohe

0
6

Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet sukses. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë sukses ne karriere,sipermarrje apo ne cdo fushe tjeter ku kane zgjedhur te operojne.

Natyrshem lind pyetja ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi.Nuk ekziston  një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat ,që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofrojme 10 keshilla  te 10 mendjeve te ndritura qe kane lene gjurme ne historine e njerezimit.

  1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj eshte po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – (Walter Scott)
  2. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – (Colin Powell)
  3. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – (Wayne Huizenga)
  4. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” (Winston Churchill)
  5. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – (Florence Nightingale)
  6. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa desinacioni.” – (Arthur Ashe)
  7. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – (Albert Einstein)
  8. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – (Wilma Mankiller)
  9. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – (Michael Dell)
  10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – (Lily Tomlin)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu