Pensionet e minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, ISSH publikon emrat e 155 përfituesve të rinj

0
48

155 persona i shtohen listës të përfituesve për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industries së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur se po vazhdon puna për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.

Pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) e përfitojnë ish-punonjësit,të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit. ish-punonjësit dhe në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

Deri tani janë depozituar mbi 22 mijë kërkesa për përfitim nga ky ligj, të cilat do të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu