Pasojat e COVID-19/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat, vizitë monitoruese në portin e Sarandës

0
1074

Komisioni për Ekonominë dhe Financat vazhdon vizitat monitoruese në portet dhe degët doganore në vend.

Gjatë kësaj të shtune deputetët e komisionit parlamentar zhvilluan një vizitë në Portin e Sarandës.

“Takimi me përfaqësuesit e Portit dhe te Doganës po kryhet për të bërē të mundur që Komisioni tē përgatitet për të bërë analizën paraprake mbi ndikimet që ka COVID-19 në përgatitjen e buxhetit të shtetit dhe treguesit e zhvillimit ekonomik”, tha kryetarja e Komisionit Milva Ekonomi.

Drejtorja e degës doganare Sarandë, Rajmonda Gjoni informoi mbi ecurinë e treguesve dhe qarkullimin e mallrave, i cili rezulton me 12% më pak nga 6 mujori i vitit të kaluar.

Ndërsa drejtorja e Portit, Kozeta Statha informoi mbi aktivitetin në dy kalatat e ndara dhe investimet e ardhshme./ATSH/

Pasojat e COVID-19/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat, vizitë monitoruese në portin e Sarandës 1

Pasojat e COVID-19/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat, vizitë monitoruese në portin e Sarandës 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu