Reforma në sektorin energjetik është një ndër reformat kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) niveli i humbjeve nga 45% në vitin 2013-n, zbriti në 21.7% në fund të vitit 2019, ndërsa niveli i arkëtimeve në këtë hark kohor thuajse është dyfishuar.
Krahasuar me vitin 2018, humbjet në rrjet ranë me 2.2%.
Referuar statistikave në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 38 % të energjisë së konsumuar, ndërsa sot kjo shifër shënon 65% të energjisë së shpërndarë në rrjet./ATA