Online nga 1 janari/ 24 742 aplikime në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive

0
1504

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka kryer 24 742 aplikime online për qytetarët, për 24 shërbime të ofruara nga 1 janari i këtij viti.

Shifrat janë të bërë të ditura nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e cila ndër të tjera thotë se Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është një nga pesë institucionet pjesë e revolucionit dixhital të lancuar nga janari i këtij viti.

Ndërkaq, sipas Denaj, regjistrimi i punëkërkuesve të papunë dhe marrja e dokumenteve për shtetasit e huaj, zënë 76% të shërbimeve të ofruara. /ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu