Popullsia e moshuar sfidë e re për Shqipërinë

0
56

Plakja e popullsisë është një megatrend që po shndërron ekonomitë dhe shoqëritë në mbarë botën.  Plani Ndërkombëtar i Veprimit mbi Moshimin dhe Deklarata Politike adoptuar në Madrid / Prill 2002 nga Asamblea e Dytë Botërore mbi Moshimin është firmosur nga Presidenti dhe Qeveria Shqiptare. Ky plan për veprim propozon një orientim të ri dhe të guximshëm për çështjet e moshimit në shekullin e XXI që përqëndrohet në zbatimin e tre drejtimeve parësore: personat e moshuar dhe zhvillimi; promovimi i shëndetit dhe i mirëqenies; dhe krijimi i një mjedisi mbështetës dhe aftësues për ta.

Shqipëria është një shtet me një tranzicion të tejzgjatur, i cili ka rënduar mbi të moshuarit. Strukturat politike, shoqërore kanë anashkaluar problemin e të moshuarve duke e bërë atë një problem kronik, ndonëse zhvillimet demokratike kanë ofruar mundësi.

Varfëria e të moshuarve është shkaktuar nga: pensionet e pamjaftueshme, mungesa aksesit në shërbime si dhe diskriminimi moshor aktiv.  

Raporti i Bankës Botërore 2007 “Shqiptarët të plakur dhe të varfër në 2025”, kërkonte me urgjencë reforma në kujdesin shëndetsor dhe  pensione.

Organizata e Kombeve të Bashkuara në 2018 e renditi Shqipërinë në grupin e dhjetë vendeve që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë duke theksuar faktorët e keqkombinuar nga emigracioni,rënia e lindjeve dhe indiferentizmi i thellë për të përballur pasojat.

Raporte te ndryshme ndërkombëtare theksojnë se një  popullsi e moshuar  e sigurt dhe e shëndetshme mund të sjellë mundësi të pafundme në shoqëri.
Por mundësitë vijnë me sfida. Moshimi paraqet sfida sociale, ekonomike dhe kulturore të
individëve, familjes, shoqërisë dhe bashkësisë globale. Mënyra se si zgjedhim të adresojmë sfidat dhe të maksimizojmë mundësitë e popullsisë në moshë do të përcaktojë të ardhmen e njerëzimit.

ASAG-Shoqëria Shqiptare për të gjitha Moshat, ka qënë kordinatore ndërmjet qeverisë dhe OKB-së. Raporti mbi Moshimin në Shqipëri përgatitur nga një mision i nivelit të lartë të OKB-së thekson(citohet):

Infrastruktura kombëtare mbi moshimin është e pazhvilluar.
Mungesë koordinimi ndërmjet zyrave qeveritare që merren me moshimin për çështjet socio-ekonomike dhe demografike.
Rritja e ndërgjegjësimit mund të arrihet duke sensibilizuar politikëbërësit në nivel kombëtar.

Rekomandimet e propozuara janë të organizuara në katër grupe që përfaqësojnë elemente esenciale të kapaciteteve kombëtare: infrastruktura institucionale;  proçesi i politikave dhe masat e politikës; hulumtime, grumbullimi i të dhënave dhe analiza; burimet njerëzore;

Vullneti politik është i nevojshëm për të siguruar që moshimi ështëkoha e mundësive për të gjithë.

Në Mars 2008 Parlamenti Shqiptar nuk kaloi  ligjin në favor të Moshuarve, e cili ishte një inisiativë e shoqërisë civile në bashkëpunim me partinë politike LSI. Ky ligj propozonte mbështetje pushtetit lokal për pjesëmarrjen aktive, reduktimin e varfërisë dhe për të rritur dinjitetin e të moshuarve, si grupi më i përvuajtur dhe më i dëmtuar në Shqipëri.

Në intervistën e tij Z. Ilir Meta, sot Presidenti i Republikës, për gazetën “Panorama” 25/01/2008 shprehej: rëndësia e këtij ligji i kalon interesat e ngushta partiake dhe vendos një standard të ri evropian në trajtimin institucional të kësaj grup-moshe me nevoja të mëdha dhe të ardhura të pakta, të cilët nuk do të ngeleshin në mëshirën e burokratëve dhe interesave politike momentale të forcave të caktuara politike.

Që atëhere Z. Meta ne lidhje me mbulimin financiar te ligjit theksonte: nuk shoh ndonjë arsye ekonomike apo mangësi në kuptimin formal, që ta bënte projektin teknikisht të cënueshëm apo ekonomikisht të pazbatueshëm.

Është e papranueshme që akoma, në 2020-tën, të moshuarit në Shqipëri vazhdojnë të jetojnë në varfëri, duke mos pasur siguri në të ardhura, kujdes shëndetësor, akses në shërbimet themelore dhe mbështetje në emergjenca.  

Përpjekjet tona për ligjin vazhdojnë akoma dhe sot si pjesë e diskutimeve edhe në konferenca ndërkombëtare nën neglizhencën eorganizmave burokrate që kanë në fokus Moshimin.  

Politikat dhe legjislacioni vetëm nuk është i mjaftueshëm për të bërë një ndryshim real në cilësinë e jetës së personave të moshuar, atoduhet të zbatohet dhe monitorohen në mënyrë që personat e moshuar të mund të shijojnë të drejtat e tyre. Rritja e pritshme e popullsisë së moshuar nuk duhet të jetë një justifikim për të mos vepruar, por përkundrazi shihet si thirrje për veprim. Marrja e një qasjeje në të gjitha fushat e politikës publike – nga politikbërësit do të sjellë përfitime konkrete për të gjitha moshat dhe ekonomitë në të cilat ata jetojnë.

Aktivizmi i grave në moshë shkëlqen, në një shoqëri patriarkale ku problemet ekonomike rijnë pezull pazgjidhje, pas proçeseve demokratike ishin ato luftuan kundër varfërisë me vështirësi tëmëdha për shkak të rregullave kaotike të tregut, pa mbështetje, pa përfituar nga pasuria kombëtare. Ato, të mrekullueshmet, gratë e bisnesit transmetuan aftësitë e tyre brezave të rinj duke punësuar familjet e tyre dhe komunitetin.

Zbatimi i Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin tregonshumë shembuj frymëzues të programeve inovative duke adresuar me sukses çështjet e moshimit. Shumë vende kanë bërë përparime të rëndësishme në miratimin e politikave, strategjive, planeve të reja dhe ligje për të zbatuar plotësisht Planin e Madridit dhe për të përmbushur potencialin e botës sonë të moshuar.

Plakja e popullsisë është një fenomen që nuk mund ta injorojmë më.

Personat e moshuar janë popullsia në rritje më të shpejtë në botë, mes ndryshimit të shpejtë të strukturave familjare dhe shoqërore është dhe mundësia e rënies së sistemeve.

Popullsia e moshuar në Shqipëri duhet të jetë tani një fokus i rëndësishëm për kërkime dhe debatin social. Gjithashtu  një çështje kyç për politikat shëndetsore dhe planifikimin social është se çdo të ndodhë në kuadrin tonë kulturor dhe social kur popullsia aktuale në moshim vazhdon të jetojë me gjatë? Ne kemi nevojë për njëpërpjekje të përqëndruar të të gjithë shoqërisë për të transformuar vizionin tonë mbi moshimin nga vartësia në pavarësi, në rritjen e vazhdueshme të kontributit të Moshuarve dhe pjesëmarrjes së tyre në jetën  sociale dhe ekonomike.

Raporte të ndryshme ndërkombëtare theksojnë se një  popullsi e moshuar  e sigurt dhe e shëndetshme mund të sjellë mundësi të pafundme, ato bëjnë thirrje për ndryshime në qëndrime, politika dhe praktika.

Kushtet e papërshtatëshme dhe të  varfëra të jetesës në moshën e kaluar janë dhe do të mbeten një faktor frike dhe pasigurie për gjeneratat e reja. Nuk ka  moment më të mirë se sa tani që të veprojmë së bashku për të  inkurajuar pjesëmarrje dhe ndryshim në përcaktimin dhe mbështetjen e rolit të të moshuarve në jetën tonë.

Një moshim i mbështetur mirë është në interes të gjithë brezave.

Mira Pirdeni / Drejtore Ekzekutive ASAG

National Representative INPEA / International Network for the Prevention of Elder Abuse

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu