Ish Presidentet e SHBA-ve Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kane deklaruar sot qe jane te gatshem ta bejne vaksinen kunder Covid/19 . Madje ata kane shtuar se do ta bejne vaksinen drejtperdrejt ne television.
“Do ta bëj”, tha, Obama në në një intervistë në “The Joe Madison Show” . “Unë mund ta bëj drejtpërdrejt në TV ose ta filmoj në mënyrë që njerëzit të dinë që i besoj shkencës”, shtoi ai.
Komentet nga ish-presidentet e SHBA-ve janë një ndërhyrje e menjëhershme që synon të trajtojë skepticizmin dhe dezinformimin në lidhje me vaksinat, ndërsa shtetet përgatiten të fillojnë të vaksinojnë qytetarët e tyre në javët e ardhshme.