Nis vaksinimi kunder Covid në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian

0
549

Ka nisur  vaksinimi i popullsisë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Dozën e parë, e kanë marrë të moshuarit dhe punonjësit e spitaleve në vende si Gjermania, Italia, Franca, etj.

Ndryshe nga vendet e tjera të unionit, në krye të listës së vaksinimit në Greqi ishin presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kiriakos Mitstakis. Vaksina iu injektua atyre mes personave të parë, jo për çështje privilegjesh por t’u dhënë kurajë asaj pjese të popullsisë që i druhet efekteve anësore të produktit të grupit farmaceutik Pfizer/BioNTech. Presidentja Sakellaropoulou e konsideroi vaksinën si dhuratën më të madhe të Krishtlindjes që shkenca i ka bërë njerëzimit.

Për të njëjtën arsye u vaksinua më herët gjatë ditës edhe kryeministri i Çekisë Andrey Babish. 101-vjeçarja gjermane Gertrude Haze është më e moshuara deri më tani e bëri vaksinën që në ditën e parë zyrtare, edhe pse në autoritetet gjermane nisën vaksinimin që të Shtunën në mbrëmje në një azil në rajonin lindor Saksen Anhalt.

Vaksinimi ka nisur edhe në vende të tjera si Francë, Spanjë. 27, 28 dhe 29 Dhjetori janë ditët kur vaksinimi do të nisë në çdo cep të Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian ka lidhur kontrata me disa firma farmaceutike me synim, vaksinimin e 446 milionë banorëve deri vjeshtën e vitit të ardhshëm. Pfizer/BioNTech është i pari grup farmaceutik që mori ditën e gjelbër për vaksinim në BE, teksa pritet që në ditët e para të 2021-shit t’i jepet leja urgjente edhe firmës Moderna./KLAN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu