Kreu Inovacion & Teknologji Ngjyrat në arkitekturë, mes mistikes dhe simbolikes!

Ngjyrat në arkitekturë, mes mistikes dhe simbolikes!

0
80

Nga Junilda Karanxha

Architect and Head of office at  “Archistudio”

Ngjyrat dhe perceptimi i tyre prej njeriut janë përgjegjëse për një seri veprimesh dhe stimujsh në marrëdhëniet tona interaktuese me hapësirën dhe volumet.

Ato janë prezente kudo. Kanë po të njëjtin rol të rëndësishëm dhe po të njëjtën influencë në të përjetuarit e hapësirës në arkitekturë po aq sa dhe kolonat e traret që formësojnë volumin. Ngjyrat që do të duam të përdorim në arkitekturën tonë gati do të imponohen në mënyrën se si do të kuptohet dhe perceptohet vetë arkitektura dhe në mënyrën se si ne vetë do të ndihemi.

08355a9e7faaf96946dca3f0c6e9366c - Ngjyrat në arkitekturë, mes mistikes dhe simbolikes!

Ato afektojnë vetë karakteristikat vizuale të formës, përmend:

  1. Madhësinë e objektit
  2. Gjeometrinë
  3. Peshën vizuale

Ngjyrat me bindje e them që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm me anën psikologjike, por edhe me mistiken e simboliken. Ato marrin kuptime të ndryshme, në varësi dhe të disa aspekteve: ai artistik, historik dhe kultura periodike.

Mund të bëjmë një përkufizim konciz të spektrit të ngjyrave kryesore duke marrë parasysh aspektet definues që rendita më lart. Është një “manual” orientues për atë çka duam ne si arkitektë të transmetojmë me krijimin tonë!

1fe1e3241d03a88c76678efe7529cc27 240x300 - Ngjyrat në arkitekturë, mes mistikes dhe simbolikes!

E verdha -Përfaqëson kuriozitet, atmosferë solare, optimizëm

E kuqja – Energji , impuls, entuziazëm

E gjelbra – Transmeton qetësi, mirëqenie

Bluja – Konfidencë  dhe siguri, ndjenje pozitiviteti

Portokalli – Rezultat i kombinimit të së kuqes me të verdhën, përfaqëson intensitet, kreativitet, eufori dhe entuziazëm

Violetë – Përfaqëson gjithashtu mirëqenie e qetësi

Mund të përmend disa shembuj në lidhje me përdorimin e ngjyrave në arkitekturë.

Në projektet për fëmijët ngjyrat përdoren mjaftueshëm sepse kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin psikologjik dhe sensor- motorik  të tyre.

Në projekte spitalesh apo projekte që kanë të bëjnë me shëndetin dhe mirëqenien, ngjyrat përdoren si një element komplementar për rehabilitimin e pacienteve  apo thjesht të të ndjerit mirë të tyre.

Mund të afirmojë këtë fakt me bindje.

515d3c54582219147435df7986c0e7b3 228x300 - Ngjyrat në arkitekturë, mes mistikes dhe simbolikes!

Janë shumë arkitektë me influencë në botë të cilët perandorinë e koncepteve dhe formave të tyre arkitektonike e kanë ndërtuar mbi elementin “NGJYRË”

Mund të përmendim Luis Barragan në punët e te cilit ngjyra evokon pastërti hapësinore dhe emocion!

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu