Nga sot fillon aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale

0
52

Nga sot ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale. Nga kjo pagë përfitojnë personat  e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:

-Për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-Duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrise së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim.

-Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit përkatës.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Nuk përfitojnë as personat që zhvillojnë aktivitet në informalitet.

Per te aplikuar duhet te plotësoni formularin bashkengjitur:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pagesrmulari

Subjektet që plotësojnë  kushtet e mësipërme, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, sipas modelit bashkengjitur, ku përfshihen:

  1. Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
  2. Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
  • emrin, atësinë, mbiemrin
  • numrin personal të identifikimit të përfituesit
  • bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare
  • IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit të miratuar, bashkëngjitur, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, datë  27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu