“Ndoshta nuk jeni tërësisht të sigurt se çfarë dëshironi të arrini në jetë, por me rëndësi është që të keni qëllime” -Oprah Winfrey

0
93

Pak njerëz kanë një botëkuptim më të mirë për pasionin, suksesin, punën dhe përkushtimin sesa Oprah Winfrey. E lindur në një familje të varfër, ajo filloi një karrierë si moderatorë, aktore dhe manjate e medias.

Sot ajo  cilësohet si “Mbretëresha e të gjitha mediave”, duke u renditur si afrikano-amerikania më e pasur, filantropja më e madhe me ngjyrë në historinë amerikane, e cila për disa vite mbajti vendin e parë si miliarderja me ngjyrë. Disa vlerësime e rendisin atë si gruaja më me ndikim në botë. Në vitin 2013, ajo u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Barack Obama. Gruaja e hekurt e Amerikës, Winfrey, vazhdimisht është pjesë e aktiviteteve të ndryshme ku flet për suksesin e jetën e saj dhe motivon miliona gra në botë. Më poshtë janë disa këshilla për sukses, shkëputur nga ligjërimet e saj motivuese:

Ndiq instinktet e tua

Instinktet nuk janë gjithmonë të duhurat për të çuar drejt një rruge të drejtë. Ndonjëherë, kur e mendon për herë të dytë një situatë, ke mundësi të reflektosh dhe të bësh një zgjedhje më të mirë.  Në ligjërimet e saj motivuese, Oprah Winfrey thotë se gjithnjë u ka besuar instinkteve, madje edhe për programin e saj televiziv. Është e vështirë që instiktet të të çojnë në rrugë të gabuar, por edhe nëse kjo ndodh, mos u shqetësoni. Është e rëndësishme të bëjmë gabime e të mësojmë prej tyre.

Promovo veten

Vetë-promovuesit shpesh kritikohen në shoqërinë e sotme. Oprah është kampione e kësaj strategjie. Ajo ka ndërtuar markën e saj duke qenë vetvetja, madje edhe duke e bërë veten modele të kopertinave në çdo edicion të revistës së saj. Kjo e mban markën e saj shumë të qëndrueshme, dhe natyrisht, promovimi i saj ka sukses, sepse pothuajse çdokush në planet e di se kush është ajo. 

 ‘’Nëse unë nuk promovoj veten, atëherë kush do t’a bëjë atë’’? – thotë Oprah.

Jepni, që të merrni

Çfarëdo që të japësh, sigurohu që po krijon entuziazëm të klientët e tu, për kompaninë dhe markën tënd. Shumë biznese apo persona të pasur as që e marrin mundimin t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë. Oprah hapi një biznes të sajin, me anë të të cilit përfitonte edhe vetë, por ndihmonte edhe të tjerët. Është e rëndësishme të përqendrohemi edhe tek ndihma ndaj të tjerëve dhe kjo vlen sidomos për bizneset. Nëse nxjerr në treg një produkt që i ndihmon të tjerët, të gjithë janë të interesuar ta blejnë, por nëse nxjerr një produkt që të tjerët e blejnë për luks, shitjet do të jenë të kufizuara. 

Paraja nuk duhet të jetë prioriteti juaj

Paraja nuk duhet të jetë fokusi juaj kryesor asnjëherë. Arsyeja më e mirë është të duash atë që bën, sepse në fund ne lumturohemi vetëm nga mënyra se si e shpenzojmë kohën që kemi. Paraja që vjen prej suksesit, është një bonus.

Mëso të kthesh negativitetin në pozitivitet

Të gjithë ata që ia kanë dalë në jetë, kanë pasur besimin se universi kishte për ta një plan të madh dhe se ata nuk ishin përcaktuar të bënin një jetë si shumica e të tjerëve. Ndaj, duhet të besosh fort se ke lindur për gjëra të mëdha. Është shumë e mundshme të dështosh, teksa përpiqesh të arrish diçka të madhe. Është e rrallë situata, kur nis diçka të madhe dhe ia del me sukses që me përpjekjen e parë. Ndaj, duhet të mësosh që këto vështirësi t’i kthesh në pozitivitet. Duhet të mësosh nga dështimet dhe gabimet, në mënyrë që të mos përsëriten. Edhe dështimet janë një eksperiencë dhe duhen parë si një hap që të çon më afër ëndrrave të tua.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu