Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të kaluara ka regjistruar 241 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), që është numër rekord i rasteve të reja të regjistruar brenda një dite.
Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9 026.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 8 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 414.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 84 916 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1 700 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4 727, prej të cilëve 51 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 3 885.