Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1 391 testime, ndërkohë që pjesa më e madhe e rasteve të reja janë regjistruar në Shkup.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi sot 46 pacientë të shëruar dhe nëntë viktima.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 4 482, numri i pacientëve të shëruar është 1 803, i viktimave 210, ndërsa numri i rasteve aktive është 2 469.