Mospagimi i qerave,Rama jep detaje nga akti normativ,ja kush perfiton

0
47

 Ne nje lidhje direkte me emisionin”Opinion”, Kryeministri Rama  ka shpjeguar  aktin normativ të nxjerre nga qeveria për të rregulluar raportin e qerave në periudhën Prill, Maj 2020.

Rama shpjegoi që qeraja e këtyre dy muajve, e pezulluar për disa kategori të caktuara, do të shlyhet në mënyrë proporcionale nga qeramarrësit, pas 31 Majit, sipas një dakordësie mes qeramarrësit dhe qeradhënësit.

 “Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj.

Po ashtu, të gjithë studentet qe jane larguar neper rrethe nuk do ta paguajne per dy muaj qerane,gjithashtu  sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. 

Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramarrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës.

Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme ne kete pike do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”.

Për ata individë që të ardhurat nga qiraja I kanë një mënyrë jetese, dot të ketë një trajtim ndryshe,shtoi Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu