Moda italiane në prag katastrofe ekonomike për shkak të COVID-19

0
80

Në sektorin e modës kemi një katastrofë të paparë ekonomike, deklaroi Cirillo Marcolin, president i ”Confindustria Moda”.

Studimi ekonomik “Tekstile, Modë dhe Aksesorë”, paraqet një sektor në vështirësi të mëdha me të 86% të kompanive që pësuan një rënie në qarkullimin e parasë me më shumë se 20%.

”Dhe për të ardhmen, gjërat nuk duken mirë pasi rënia mesatare vjetore pritet të jetë 32,5% në krahasim me shifrën 2019 ose thënë ndryshe 30,3 miliardë euro më pak”, shtoi ai.

Federata, e cila mbledh së bashku shoqatat e mbi 67 000 kompanive që punësojnë më shumë se 580 000 punëtorë në sektorin e tekstilit, modës dhe aksesorëve, bëri një studim me një kampion prej 320 kompanish për të kuptuar ndikimin e pandemisë.

Midis Prillit dhe Qershorit, 96% e kampionit pësuan një rënie të qarkullimit dhe vetëm 10% përmbanë rënien në 20%.

Pothuajse 76% e kompanive presin të rishikojnë në rënie investimet e tyre të planifikuara, veçanërisht në panairet tregtare, fabrikat dhe punësimin e stafit.

”Një situatë që rrezikon të fshijë hallka të tëra të zinxhirit tonë të furnizimit, unik në botë”, komenton Marcolin.

Gjatë javës së modës, e planifikuar nga 22 deri më 28 shtator, me koleksionet e burrave dhe grave për pranverë/verë 2021 do të zhvillohet edhe shfaqja e modës ”Milano Moda”, ngjarje ku marrin pjesë studentët nga shkollat ​​më të mira italiane të modës./ATSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu