Mjedisi dhe problemet mjedisore

0
34
S

Nga Star Business

Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fiziko – natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Ajri, toka, ujrat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujrat nëntokësorë dhe gjithcka  ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.

Termi “ mjedis – environment”  është me origjinë nga shkenca gjeografike franceze.

Në gjuhën shqipe termi  “mjedis” konsiderohet si sinonim i termit analog me bazë nga fërngjishtja, por që përdoret gjerësisht edhe në gjuhën anglo – saksone .

Në ditët e sotme termi mjedis dhe mbi të gjitha problemet mjedisore janë vendosur në krye të çdo bisede dhe janë bërë çështje të ditës.

Kjo vjen si rezultat i rëndësisë që paraqet mjedisi në jetën tonë dhe në mënyrën e jetesës që ne bëjmë.

Mjedisi barazohet në të vërtetë me njeriun,  pa të dhe pa vlerat natyrore që na ofron kjo e fundit  ne nuk do të egzistonim.  Rëndësia  që paraqet mjedisi është e madhe, por ajo që ka ndodhur rëndom është shkatërimi që vetë ne po i bëjmë dita ditës për interesetat tona dhe pa kuptuar, ne po shkatërojmë në të njëjtën kohë bazën mbi të cilën kemi ngritur jetën tonë. Natyra na ka falur një të mirë të jashtëzakonshme, të cilën nuk e kemi vlerësuar deri në çastin kur po shohim pasojat që po lë pas. Pak nga pak mjedisi po shkatërohet duke mos na lejuar që ti plotësojmë të gjitha kërkesat që kemi.

Zhvillimi masiv ka treguar jo vetëm në vendin tonë por dhe në shumë vende të tjetra të botës se shfryrtëzimi pa kriter dhe i pakontrolluar ka çuar në degradimin dhe ndotjen e hapësirës.

Mjedisi është elementi bazë i zhvillimit, prandaj dhe do të duhet që të meren masa për ruajtjen e tij prej ndotësve të ndryshëm.

Ruajtja e mjedisit duhet të shoqërohet nga nevojat themelore në lidhje me punësimin, ushqimin , energjinë , aksesin për ujë, kanalizimet etj. Ajo përballet me vështirësi në përcaktimin se cilat janë nevojat e gjeneratave të tanishme dhe cilat janë nevojat e brezave të ardhshëm.

Si shembuj mund të përmenden nevojat bazë për ushqim, strehim dhe transport etj.

Prandaj themi se qëllimi kryesor është mbrojtja e ambjentit rrethues dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik për pasojat e pakthyeshme dhe shkatëruese që po na presin sot dhe në të ardhmen.

Sot zhvillimi i vrullshem ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjelle në jetën sociale e ekonomike, në të njëjtën kohë ka ndikuar edhe në ndotjen e mjedisit ku ne jetojmë.
Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme,ndër to vendin kryesore e zene mbetjet urbane, kimike, emetimi i gazrave në hapësirë dhe industrive të ndryshme që operojnë, zhurmat dhe kaosi përbëjnë një ndotës tjetër që ndikon dukshëm në gjendjen tone emocionale dhe psikologjike etj.

Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimet, kafshet edhe vetë njeriun.

Shkaktarët kryesorë të gjithë këtyre ndotësve jemi vetë ne dhe veprimtaria jonë mbi të, madje dhe ndikimi i natyrës kohët e fundit ka qënë më i fortë dhe i ashpër gati duket sikur natyra po na kundër përgjigjet për shkatërimet dhe ndotjet në masë që kemi bërë në të gjithë hapësirën e globit, nëpërmjet ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike, ç’rregullimit të stinëve etj. Madje shpesh fajesojmë mjedisin, por jemi ne ata që duhet të fajësohemi dhe të marim përsipër gabimet tona.

Prishja e ekuilibreve natyrore kerkon si domosdoshmeri nderhyrjen e njeriut ne mjedis.

Bota është në duart tona, ç’fardo fenomeni negativ sot në tokë vjen si rezultat i veprimeve tona mbi të. Por veprimtaria e njeriut mund të jetë njëkohësisht dhe parndaluese e shumë problemeve qofshin këto aktuale apo probleme që duken se do të shfaqen së shpejti, nëpërmjet masave dhe projekteve të ndryshme të cilat do të duhet ti përshtaten kohës, vendit dhe problemit mjedisor që do të na prezantohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu