Misioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi lancon nismen “Europa eshte ketu”

0
1256

“Europa është këtu” është fushata më e re e komunikimit që delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë lançoi sot.

Ambasadori Soreca gjate fjales per lancimin e kesaj nisme te re, theksoi edhe njehere se Bashkimi Evropian eshte donatori me i madh ne Shqiperi.

Evropa është këtu“,eshte fushata që po nisim sot. Sigurisht, “Evropa është këtu”, sepse Shqipëria është një vend evropian. Por, “Evropa është këtu”, sepse BE-ja tashmë është e pranishme kudo në vend, duke përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe duke i afruar më shumë standardet me ato të BE-së.

“Evropa është këtu” si 61 yjet e BE-së në hartën shqiptare!’’- theksoi Amasadori Soreca.

“Bashkimi Evropian i jep mesatarisht 100 milionë Euro Shqipërisë çdo vitKjo do të thotë 1,5 miliardë – në grante të drejtpërdrejta – gjatë 15 viteve të fundit, duke mbuluar të gjithë sektorët e mundshëm: peshkimin, drejtësinë, sigurinë e ushqimit, antikorrupsionin, doganat, bujqësinë, arsimin dhe shumë më tepër.

Kjo e bën Bashkimin Evropian donatorin më të madh në Shqipëri.

Në 6 muajt e ardhshëm, ne do t’u japim vizibilitet ndryshimeve pozitive që kjo ndihmë financiare ndihmon për të arritur. Nga sot dhe deri në dhjetor, ne do të shqyrtojmë se si mbështetja jonë për Transportin /Infrastrukturën, Mjedisin dhe Bujqësinë e ka ndryshuar vendin.

Ne do ta përfundojmë fushatën më 15 dhjetor 2020, për 10-vjetorin e vendimit për t’u dhënë shqiptarëve udhëtimin pa viza në BE – një datë që mbetet zhvillimi më i rëndësishëm i BE-së për shumicën e shqiptarëve.

Ju ftoj tani të shikoni një prezantim të shkurtër të fushatës sonë.

Të dashur miq,

“Evropa është këtu”, sepse më 25 mars të këtij viti, Bashkimi Evropian vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ndryshoi rrënjësisht atë ditë. Komisioni Evropian tashmë ka paraqitur kornizën e bisedimeve, e cila po diskutohet me Shtetet Anëtare deri në miratimin e saj nga Këshilli. Integrimi i vendit në BE nuk është më një aspiratëAi po ndodh konkretisht.

Ndihma jonë financiare bëhet edhe më e rëndësishme, pasi do të mbështesë ndryshimet e thella që vijnë nga negociatat e anëtarësimit.

Ekonomia do të duhet të modernizohet, sektorët e aktivitetit do të duhet të harmonizohen me standardet e BE-së, administrata e tyre do të duhet të reformohet thellësisht. Shqipëria nuk do të bëhet një vend i BE-së ditën e anëtarësimit; ajo po bëhet tashmë e tillë, përmes çdo hapi që e afron edhe më shumë me vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Dialogu ynë politik me Shqipërinë është njëra anë e këtij procesi; ana tjetër është mbështetja e pakrahasueshme financiare dhe investimi që BE-ja sjell në këtë vend, për një arsye shumë të thjeshtë: për të mbështetur një Shtet Anëtar të ardhshëm.

Transparenca zë një vend të rëndësishëm në vlerat e BE-së dhe përbën një parim të rëndësishëm të bashkëpunimit tonë me Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar një bazë të dhënash me projektet e përfunduara dhe ato në zbatim e sipër, të financuara nga BE-ja në Shqipëri.

Sot po zbulojmë për publikun faqen tonë në internet euprojects.al(link is external). Do të jetë një mjet i dobishëm për median, studiuesit, shoqërine civile dhe qytetarët për të gjetur informacion të detajuar mbi projektet tona. Për çdo projekt në këtë bazë të dhënash jepet informacion mbi partnerët zbatues, përfituesit, qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme.” u shpreh Ambasadori Soreca

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu