Ministrja Denaj në konferencën “Euromoney”, reformat ndikuan në rritjen e investimeve.

0
86

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në “Euromoney Conference”, Forum i Evropës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet cdo vit dhe mbledh në Vjenë të Austrisë krerët më të lartë të Ministrive të Financave, Ekonomisë dhe sistemit financiar e bankar.

Ministrja Denaj, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, ishte pjesë në panelin e diskutimit mbi Shqipërinë, i fokusuar në mundësitë e investimit dhe orientimin e tregut shqiptar drejt tregjeve ndërkombëtare.

Ministrja i solli në vëmendje audiencës dhe investitorëve se Qeveria ka përmbyllur me sukses një cikël reformash në fushën e financave publike, ekonomisë dhe arsimit profesional, duke sjellë stabilitet të financave publike, rritje të qëndrueshme të shkëmbimeve tregtare dhe një trajektore rritëse të investimeve të huaja në vend.

Ministrja në fjalën e saj u ndal në qëndrueshmërinë e indikatorëve makroekonomike dhe në potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare pavarësisht tërmetit të datës 26 Nëntor.

“Shqipëria është një ekonomi në zhvillim, me një rritje ekonomike të vijuar prej vitit 2014, me një konsum të brendshëm dhe perceptim të aktorëve ekonomikë në vend në rritje dhe me një nivel papunësie 11.4% në 9 mujorin e vitit 2019. Dyfishimi i eksporteve në periudhën 2014- 2018 në produkte si tekstilet dhe këpucët dhe makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit apo produkteve kimike dhe plastike janë rezultat i politikave për zgjerimit e produkteve shqiptare në tregun e huaj dhe masave fiskale në mbështetje të sektorëve me potencial zhvillimi. Gjatë vitit 2020-2022, ne projektojmë që ekonomia të zgjerohet mesatarisht me 3.7% në vit, e nxitur nga veprimtaria e investimeve dhe rritja e eksporteve” u shpreh kreu i Financave publike.

Ministrja Denaj theksoi po ashtu rëndësinë e avancimit në reformën e sistemit të drejtësisë dhe funksionimin e kadastrës si dy elementë thelbësorë që do të lehtësojnë më tej të bërit biznes në Shqipëri për sipërmarrësit vendas dhe të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu