Ministria e Shëndetësisë: 194 të shëruar, 152 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

0
43

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         152
Të shëruar ne 24 orë                      194
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore                              1008

Testime totale                            91146
Raste pozitive                            14117
Raste të shëruara                        8536
Raste Aktive                               5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                   2638
Durrës                                    571
Shkodër                                  392
Elbasan                                  254
Lezhë                                     265
Korçë                                     242
Fier                                       224
Vlorë                                     189
Kukës                                   142
Berat                                    118
Dibër                                      94
Gjirokastër                              60

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu