Microsoft prezanton planin 5-vjeçar prej 1,5 miliardë dollarësh në Itali

0
40

Gjiganti ”Microsoft” ka filluar një plan investimi 5-vjeçar prej 1,5 miliardë dollarësh në Itali për të mbështetur inovacionin dhe rritjen lokale duke sjellë gjithashtu qendrën e parë rajonale të të dhënave në gadishull.

Projekti quhet ”Ambizione Italia #DigitalRestart” dhe synon hyrjen në shërbimet lokale si dhe zgjerimin e partneritetit me postën italiane, fillimin e projekteve të reja, zhvillimin dixhital dhe inteligjencën artificiale.

“Italia edhe njëherë konfirmon veten si një qendër në favor të tërheqjes së investimeve, inovacionit dhe zhvillimit”, komentoi kryeministri Giuseppe Conte.

”Investimet e Microsoft në Itali mbulojnë një histori mbi 35 vjet me mbi 10 000 partnerë dhe 350 000 profesionistë të përfshirë”, nënvizon grupi amerikan./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu