Merkel feston 15 vjet si Kancelare e Gjermanise

0
1840

Urime,mbërritën sot për Angela Merkel, në 15-vjetorin e saj si kancelare.

Gazeta franceze ”Le Parisien” e shfrytëzoi përvjetorin si një mundësi për të intervistuar politikanë me të cilët Merkel ka mbajtur konsultime dhe negociata gjatë gjithë karrierës së saj.

“Ajo është deri tani personaliteti më i madh politik në Evropë”, citoi ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner.

”Merkel është një grua që di të jetë e fortë, por kurrë e vështirë”, theksoi ai.

”Merkel është shumë e vërtetë, një shembull i cilësisë gjermane”, kujton Jean-Marc Ayrault, i cili ishte kryeministri i Francës nga 2012 në 2014.

Politikanët e tjerë francezë gjithashtu e përshkruan kancelaren gjermane si dikë që merr kohë për vendime të rëndësishme.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, uroi përmes Twitter dhe shkroi se “Kancelarja Merkel ndërmori hapa vendimtar për ta bërë Europën më të fortë në kohë sfiduese dhe është sot një nga udhëheqësit më të respektuar në botë”.

Angela Merkel mban mbi supe shumë çmime dhe rekorde, ku vetëm ‘’Forbes’’ e ka shpallur 8 herë si gruan më të fuqishme në botë. Rekorde të tjera në karrierën e saj, lidhen me faktin se ajo është femra e parë që merr postin e kancelares në Gjermani, por edhe personi i parë që vjen nga Gjermania Lindore dhe mban postin më të rëndësishëm të shtetit.

Mediat, por edhe analistët e cilësojnë Merkel me pseudonimin “Gruaja e hekurt” gjermane.

Merkel u tërhoq si udhëheqëse e Unionit Kristian Demokratik (CDU) ne Tetor te 2018 duke promovuar nje tjeter femer te suksesshme Annegret Kramp-Karrenbauer, një kryeministre landi, si pasardhësen e saj në krye të CDU, dhe njoftoi se nuk do të kërkojë një mandat tjetër si kancelar në 2021-in.

Merkel udhëheq ekonominë më të madhe të rajonit. Ajo ia ka dale mbanë të menaxhojë me sukses Gjermaninë dhe të rrise e fuqizojë profilin e saj në sytë e gjithë botës sidomos pas vitit 2008 me fillimin e krizës financiare, me krizën e refugjatëve dhe luftën në Siri e sidomos vitin e fundit me menaxhimin e suksesshem te pandemise Covid/19.

Merkel, si kancelare e ndryshoi Gjermaninë, duke e kthyer ne parajsën europiane. Merita më e madhe e Merkel si fillim dallohet tek fakti që Gjermania nuk u prek nga kriza financiare e 2008. Ndërkohë që Europa vuante dhe shumë vende kërkonin ndihmë, Gjermania po shihte një lulëzim të saj ekonomik, kjo për arsyen e paketave të stimulimit që Merkel propozoi dhe uljen e orëve të punës për punëtorët, duke u ndihmuar nga qeveria për të mbajtur të njëjtin nivel pagash, normat e ulëta të interesit të bondeve dhe roli i fuqishëm si eksportues i Gjermanisë. Risi dhe reforma solli edhe për politikat sociale, gjithashtu rriti edhe pagat minimale.

Prezantimi i saj në publik është gjithmonë interesant. E qetë, e vendosur dhe me një pamje që tregon fuqinë dhe qëndrueshmërinë e saj, udhëheqësja europiane është e famshme për pozicionimin e veçantë të duarve në formë rombi, që sot njihet edhe si “Rombi i Merkelit” dhe ka shërbyer edhe si një simbol për mbështetësit e saj për të nënkuptuar “se Gjermania është në duar të sigurta”. Merkel është e njohur gjithashtu për ekspresionet e shumta të fytyrës.

Asaj i pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin.

Merkel është fotografuar disa herë duke bërë pazarin në supermarket pa komplekse, si një qytetare e zakonshme.  Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë, arsye për të cilën nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zhurmshëm për të.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu