Mbrojtja dhe patentimi i produkteve “Made in Albania”, mundësi për sipërmarrjet të konkurrojnë denjësisht në tregje më të mëdha

0
1494

Mbrojtja dhe patentimi i produkteve “Made in Albania” ka një rëndësi të madhe, pasi jo vetëm mbrojmë traditën, por iu jep mundësi sipërmarrjeve të rrisin cilësinë dhe të konkurrojnë denjësisht në tregje më të mëdha.

Në konferencën e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale “Mbrojtja e të drejtave të pronësisë industriale, hap i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi rëndësinë që ka regjistrimi i markës dhe patentës.

“Dita e sotme është një ditë për të vlerësuar se çfarë pronësia intelektuale i sjell biznesit. biznesin që funksionon në Shqipëri, jo vetëm për ata që kanë leje nga patenta ndërkombëtare, por edhe ata që po e ndërtojnë vetë patentën e tyre, ftesa është që regjistrimin ta marrin si një vlerë të shtuar përtej gjithë përpjekjeve që kanë bërë në vite për të arritur aty ku janë sot”, tha Denaj.

Sipas ministres Denaj, bizneset e kanë kuptuar rëndësinë e patentës dhe certifikimit të patentës brenda standardeve ligjore që njihen botërisht.

“Certifikimi i patentës e bën më të lehtë shitjen e produkteve dhe e bën produktin “Made in Albania”jo vetëm të ketë atë vlerë në treg, por i rrit prestigjin edhe Shqipërisë“, shtoi ministrja.

Sipas saj, një numër i madh sipërmarrësish në vend tashme kanë marrë patentën për produktet e tyre.

“Prodhime shqiptare të mbrojtura në fushën e artizanatit padyshim na bëjnë krenarë dhe na nxisin të hartojmë politika efikase mbrojtëse”, tha Denaj.

Një nga sipërmarrëset në vend e pranishme në konferencë, tha se regjistrimi i markës siguron lehtësi jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë të huaj.

“Unë i kam vënë vetes qëllim që të ruaj trashëgiminë kulturore shqiptare dhe këto 36 teknika që kam zbërthyer do t’i regjistroj dhe do t’i patentoj, që ato jo vetëm të jenë të regjistruara por edhe t’i ruaj për brezat e ardhshëm”, u shpreh sipërmarrësja.
Ndërsa një tjetër sipërmarrës, tha se “ne e dimë shumë mirë që kudo në tregje, si ato vendase edhe ato ndërkombëtare janë të pranishme produktet fallco. Por kjo sjell një dëm shumë të madh për çdo kompani, ndaj duhet një sensibilizim shumë i madh”.

Ndërsa drejtorja e DPPI-së, Ledina Beqiraj tha se në vitet e fundit vihet re një trend në rritje i aplikimeve për patenta.

Tashmë, theksoi ajo, aplikimet për patenta kryhen përmes portalit qeveritar e-albania.

Rreth 7 mijë aplikime, nga të cilat 4,500 marka janë për produkte shqiptare, janë depozituar pranë DPPI-së nga subjektet shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu