Mbi marrëdhënien e Artit Vizual dhe Arkitekturës

0
52

Nga Junilda Karanxha

Architect and Head of office at  “Archistudio”

Ekzistojnë tre forma të artit vizual :

-Piktura- Arti të cilin e kundron

-Skulptura –Arti të cilit ‘’ i vjen rrotull” për ta perceptuar

-Arkitektura- Arti të cilin e përshkon!

Sfida krijuese qendron tek të perceptuarit të artit vizual si diçka më shumë sesa një entitet pamor në arkitekturë. Ai influencon fuqishëm në procesin e të perceptuarit të hapësirës nga individi, duke marrë kështu një rol jo vetëm simbolik, por dhe hapësinor në arkitekturë!

Historia na tregon se për aq sa koha ekziston, arkitektura është gati -gati “instiktivisht” e lidhur me Artin…dhe jo vetëm atë pamor!

Zanafilla është “Procesi i Krijimit”!

Ashtu si piktori, skulptori, edhe arkitekti idetë e para të ndërtesës së tij i hedh si kroki të shpejta në letër me qëllimin madhor të të arriturit të formës perfekte!

Por arkitektura ka edhe “shtyllën e saj kurrizore’’ , TEKNIKËN! 

Krijimi në arkitekturë kërkon përgjegjësi dhe njohuri të larta inxhinierike pasi është rruga e vetme nëpërmjet së cilës merr jetë arti i arkitekturës. Arkitektura dhe design-i kanë detyrimin e pashmangshëm të të qenit utilitare, kufi ky që arti pamor nuk e ka domosdoshmërisht. Sfida më e madhe e arkitekturës dhe design-it është ajo e të kombinuarit në mënyrën më të mirë të mundshme të utilitares dhe praktikes me idetë e pakufijta të artit pamor.

Heydar Aliyev Center main 1000x667 1 300x200 - Mbi marrëdhënien e Artit Vizual dhe Arkitekturës

Ta themi kështu …! Artistët janë ata pionerë që kërkojnë vazhdimisht të thyejnë barrierat e koncepteve në kërkim të së resë.

Arkitektët janë ata që i përkthejnë këto koncepte në të jetuarin e së përditshmes (pa hequr asnjë presje nga shpirti artistik i vete arkitektit)! Diapazoni i shtrirjes së këtij bashkëpunimi të pandashëm është mjaft i gjerë dhe matet me disa njësi matëse : koha, dimensionet, pozicioni gjeografik etj. 

Marrim shembull Arch Gaudi dhe të famshmen Casa Batllo në Barcelonë. Gaudi ka bërë një shkrirje perfekte, të pakohë, të mrekullueshme në detaje të arkitekturës së jetuar dhe artit pamor të skulpturës. Çdo elementë është sa funksional arkitektonikisht aq dhe skulptural në këndvështrimin artistik. “Martesa e Përsosur” në stilin ‘’Art Nouveau’’! 

Etër të arkitekturës moderne si : Frank Gehry me Guggenheim Museum Bilbao p.sh, apo Zaha Hadid me qendrën Heydar Aliyev në Azerbajxhan, janë shembuj sublim të shkrirjes perfekte të artit dhe arkitekturës, të njësimit të qëllimit të arkitekturës për t’u përjetuar nga individi dhe qëllimit të artit për të hapur horizonte të reja!

SmartSelect 20190819 140428 Instagram - Mbi marrëdhënien e Artit Vizual dhe Arkitekturës

Nuk ngel pas ky bashkëpunim as në dimensionet  e reduktuara të themi të interior desig-nit, nuk e humbet kurrsesi potencialin! Një skulpturë ekzaltohet në maksimumin e madhështisë së saj kur ekspozohet nën sfondin e një interieri të denjë për të ! Dhe interieri respektivisht, pa i hequr aspak vlerat identitetit dhe unicitetit të tij, veçse kompletohet  me ndërhyrjet e duhura të arteve pamore! Një skulpturë e pozicionuar në vendin e duhur, një pikturë e mbështetur në mur, një instalacion, një foto artistike bardhë e zi nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë harmoninë e shumëkërkuar…dhe madje në fund gjenerojnë biseda të këndshme mes miqsh për vetë rrugëtimin e tyre deri aty. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu