Mbi 300 shërbime online nga Ministria e Financave, 600 mijë aplikime nga qytetarët

0
23

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ofron 380 shërbime online, për të cilat deri tani janë bërë rreth 600 mijë aplikime nga qytetarët, duke shkurtuar radhë pritje dhe në kujdes të plotë të shëndetit gjatë pandemisë.

Në zbatim të misionit që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Industriale nëpërmjet regjistrimit të objekteve të saj, si dhe promovimit të këtyre të drejtave në Republikën e Shqipërisë, që nga data 15 Korrik i ofron publikut mundësinë e aplikimit online nëpërmjet portalit të vetëm qeveritar E-albania.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ofron 154 shërbime online, me anë të të cilave tashmë shkurtohet koha e aplikimit dhe evitohet radha pranë sportelit të pritjes.

Ledina Beqiraj, Drejtore e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, u shpreh, se të gjitha shërbimet e DPPI do të ofrohen përmes portalit E-albania, portali i vetëm qeveritar, që ofron të gjitha shërbimet online për publikun.

Sipas Beqirajt, një risi nga ndryshimet ligjore është që tarifa e aplikimit për patentat, kjo për studentët si dhe për pensionistët për të stimuluar inovacionin, ka pësuar një reduktim nga vlera që do të ishte 7000 lekë tani kushton vetëm 100 lekë.

“Një element shumë i rëndësishëm për t’u evidentuar që është shtuar tashmë edhe në ligjin për Pronësi Industriale është që aplikimi për t’u pajisur me çertifikatë të mbrojtjes së objekteve të pronësisë industiale, është që nëse kjo çertifikatë do të kërkohet në mënyrë elektronike, pra me vulë elektronike vlera do të reduktohet në masën 50%”, theksoi Beqiraj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për monitorimin e plotë të procesit paralelisht me strukturat e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu