Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar

0
22

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot të gjithë qytetarët për mbajtjen e maskës.

“Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka vendosur përdorimin e maskës, barrierën mbrojtëse prej tekstili, si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, Policia e Shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu