Masat ndaj COVID-19/ AKU, 655 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

0
6

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar inspektimet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore si dhe monitorime në kuadër të Taksforcës Anticovid.

Gjatë 24 orëve të fundit, AKU ka kryer 655 inspektime dhe monitorime duke kërkuar zbatimin nga çdo biznes me përpikmëri të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19, u këshillohet mbajtja e maskave, dorezave dhe distancimit fizik.

AKU bën të ditur se gjatë inspektime janë dhënë paralajmërime në disa biznese ushqimore, për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, mungesë të rrjetave mbrojtëse nëpër dritare etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 60 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për mbetje pesticidesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu