Masat anti-COVID/ Hapja e bizneseve duhet të shoqërohet me zbatimin e protokolleve nga bizneset dhe qytetarët

0
944

Hapja e bizneseve duhet të shoqërohet me zbatimin e protokolleve të mbrojtjes nga COVID-19, nga bizneset dhe qytetarët.

Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë Belinda Ikonomi së bashku Drejtorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut zhvilluan sot një vizitë në disa subjekte private, në kryeqytet për të biseduar me qytetarët dhe për të ndërgjegjësuar biznesin mbi masat që duhet te marrin për të mbrojtur punonjësit dhe konsumatorët, në kushtet e masave ndaj COVID-19

“Përdorimi i maskave, dorezave dhe ruajtja e distancimit fizik, janë masa të detyrueshme në zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe është parakusht për vazhdimësinë dhe operimin e biznesit në të gjithë Shqipërinë”- tha Ikonomi.

Që prej kohës kur doli vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë me masat përkatëse, rreth 60% e biznesit ka qenë i hapur, por në vijimësi janë shtuar disa masa strikte mbrojtëse për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe të konsumatorëve.

“Si pjesë e Taskforcës, që është ngritur me vendim të Kryeministri Edi Rama që prej datës 24 prill, ne po vijojmë të monitorojmë respektimin e masave mbrojtëse nga ana e bizneseve që kanë risk por edhe atyre me risk të lehtë, krahas sensibilizimit dhe informimit për rëndësinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë”, tha Ikonomi. /ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu