Marreveshja mes Ramës dhe Sejkos: Shtyhen pagesat e kredive deri më 31 maj

0
105

Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori Gent Sejko kanë firmosur  Urdhrin për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për bizneset dhe individët deri në datën 31.05.2020 për të gjithë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.

Sipas urdhrit, Kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jobanka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve. Institucionet e kreditimit do të bëjnë procesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.

Në urdhër thuhet:

Në bazë dhe për zbatim të nenit 102, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”: ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 12, shkronja “a”, neni 53, pika 4; Statutit të Bankës së Shqipërisë miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 90, date 2.12.2015, neni 11, pika 6; Kryeministri i Shqipërisë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë urdhërojnë:

  • Të shtyhet afati i pagimit të kësteve të kredisë për bizneset dhe individët deri në datën 31.05.2020 për të gjithë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19;
  • Kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jo banka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve;
  • Institucionet e kreditimit do të bëjnë procesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës;
  • Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen të gjitha institucionet e kreditimit të licencuara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu