Maqedoni e Veriut: Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës

0
109

Banka Qendrore e Republikes se Maqedonise se Veriut dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës (KMK) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi dedikuar avancimit të shkëmbimit të të dhënave dhe informacioneve lidhur me konkurrencën në sektorin bankar. Siç u theksua gjatë takimit midis guvernatores, Anita Angelovska-Bezhoska dhe kryetarit të KMK-së, Vladimir Naumovski, forcimi i mëtejshëm efektiv i konkurrencës në këtë fushë do të sigurojë kushte më të mira për sektorin e korporatave dhe popullsinë si përdorues të shërbimeve dhe produkteve bankare, si dhe zgjerimin e gamës së produkteve që i ofrojnë bankat në kushte konkurruese. Pikërisht ky është motivi i nënshkrimit të memorandumit që përcakton më saktë bashkëpunimin ndërmjet të dy institucioneve në këtë fushë.

Memorandumi rregullon shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve ndërmjet të dy institucioneve gjatë procedurave që i kryen KMK-ja, dhe që janë në lidhje me një ose më shumë banka komerciale, gjatë përgatitjes së analizave për konkurrencën e tyre në sektorin bankar dhe gjatë hartimit të ndryshimeve të akteve nënligjore nën juridiksionin e Bankës Qendrore. Parashikohet të mbahet edhe një takim vjetor në të cilin përfaqësues të të dy institucioneve do të shqyrtojnë më hollësisht analizat lidhur me konkurrencën në sektorin bankar dhe do të bisedojnë për më shumë çështje të rëndësishme, dhe nëse është e nevojshme do të mbahen edhe më shumë takime. Memorandumi përmban edhe dispozita të veçanta të cilat kanë të bëjnë me edukimin e punonjësve në Bankën Qendrore dhe KMK në fushën e mbrojtjes së konkurrencës.

Në fund të takimit,Angelovska-Bezhoska dhe Naumovski theksuan se bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Bankës Qendrore dhe KMK-së do të kontribuojë për forcim më të qartë të konkurrencës në sektorin bankar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu