Republika e Maqedonisë së Veriut lëshoi Eurobondin e shtatë në vlerë prej 700 milionë Euro. Afati i Eurobondit është 6 vjet, ndërsa shkalla e interesit për të cilën është lëshuar është 3.675%, që është interesi i dytë më i ulët menjëherë pas Eurobondit të lëshuar në vitin 2018. Kjo tregon besimin e investitorëve në ekonominë dhe politikat e Maqedonisë, nëse merret parasysh se ky Eurobond jepet në kohë të krizës së shkaktuar nga Covid – 19, kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh, ku të gjitha ekonomitë, duke përfshirë edhe forcat ekonomike botërore, dalin në tregun ndërkombëtar të kapitalit që të sigurojnë mjete për financimin e nevojave që dalin nga kriza.Theksoi Ministria e Financave.
Gjithashtu, interesimi i investitorëve të huaj për Eurobondin e Maqedonisë ishte 5 herë më i madh nga vlera nga e cila është dhënë. Ky është një fak tjetër, krahas shkallës së volitshme të interesit, që tregon pozicionimin e mirë tek investitorët e huaj dhe besimin e tyre në vend. Kjo lidhet me stabilitetin makroekonomik dhe financiar, si dhe përkushtimin dhe suksesin e arritur gjatë viteve të fundit në integrimet euroatlantik.
Me dhënien e Eurobondit dhe huasë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 176 milionë euro dhe huave nga Banka Botërore në vlerë prej 140 milionë euro dhe Bashkimi Evropian prej 160 milionë euro, të cilat negociohen dhe janë të sigurta, mbyllet konstruksioni financiar për nevojat këtë vit, përkatësisht deficiti i projektuar në 6.8% nga BPV-ja me ribalance, detyrimet në bazë të borxheve të vjetra prej 705 milionë euro. Përveç kësaj, sigurohen edhe mjete të sigurta për përballje me goditjen e përsëritur eventuale dhe varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve, financim i pjesshëm i nevojave për vitin e ardhshëm.