MAL I ZI – Markoviç: Po përgatitemi për sezonin turistik

0
1144

Mali i Zi reklamoi vendin si një destinacion pushimesh, ku së shpejti, pandemia e koronavirusit nuk do të përbëjë më kërcënim dhe kryeministri deklaroi se në javët e ardhshme kombi i vogël i Adriatikut do të përgatitet për sezonin e turizmit.

“Mali i Zi është në rrugën për tu bërë një destinacion pa korona”, shkruajti në Twitter kryeministri, Dushko Markoviç.

Kohët e fundit, qeveria në Podgoricë njoftoi se pret që sezoni i pushimeve të fillojë më 1 korrik.

Ata presin që kryesisht pushuesit nga vendet fqinje të kthehen në Malin e Zi.

Ekspertët bënë propozime për mënyrën e zbatimit të rregullave distancuese të koronavirusit në plazhe dhe në komplekset hoteliere./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu