Lehtesim i disa masave për fundjavën/ Rama: Dalin prindërit me fëmijë dhe pensionistët, të Shtunën hapur vetëm ushqimoret e farmacitë

0
1805

Kryeministri  Rama njofton  per disa lehtesime ne oraret per prinderit me femije dhe pensionistet gjate fundjavës.

Nderkohe te Shtunen hapur vetem ushqimoret dhe farmacite.

“Të shtunën 2 Maj dhe të dielën 3 Maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare”, tha Rama.

Gjithashtu  “të Shtunën 2 Maj dhe të dielën 3 Maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30”.

Kryeministri theksoi se “të Shtunën, 2 Maj, do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30”.Ndërkohë, “të Djelën të gjitha do të jenë mbyllur”.

“Gjatë të Shtunës 2 Maj dhe të Djelës 3 Maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private )përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse). Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej”, tha Rama.

Rama tha po ashtu se ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, do të informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu