Kreu Inovacion & Teknologji Lamborghini prezanton makinën e re Sian Roadster

Lamborghini prezanton makinën e re Sian Roadster

0
657

Seritë e veçanta të Lamborghinit i kanë mahnitur të gjithë, saqë u shit menjëherë, pavarësisht çmimit të larte që kjo makinë  ka. 

Lamborghini Sian Roadster do të prodhohet në vetëm 19 kopje, dhe secila fillon me një çmim jo më pak se 3.2 milionë euro, shkruan Car Advice.

Lamborghini Sian Roadster mundësohet nga një motor 6.5 V12, i cili në kombinim me sistemin 48V, i jep kësaj makine 819 kuaj fuqi.

Risia më e madhe është e ashtuquajtura një super-kondensator që është tre herë më i fortë se një bateri Li-Ion me të njëjtën madhësi, por gjithashtu tre herë më i lehtë.

Prandaj, e gjithë pjesa elektrike në këtë veturë së bashku me motor elektrik të lartpërmendur dhe super-kondensator peshon një total prej vetëm 34 kg.

Kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në vetëm 2.9 sekonda dhe ka shpejtësinë maksimale deri në 350 km/orë.

Lamborghini prezanton makinën e re Sian Roadster 1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu