Lagarde: Suksesi i planit europian thelbësor për rimëkëmbjen

0
35

Është thelbësore për rimëkëmbjen e zonës euro që plani europian i rimëkëmbjes, prej 750 miliardë eurosh, të jetë një sukses dhe objektivi për të dhënë paratë deri në fillim të vitit 2021 duhet të mbahet, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

“Nëse nuk është objektiv, nëse humbet në labirinte administrative dhe nuk mbështet ekonominë reale për të orientuar vendet tona drejt digjitalizimit dhe ekonomisë së gjelbër, ne do të humbim një rast historik në ndryshimin e situatës”, paralajmëroi ajo në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja franceze “Le Monde”.

Negociatat mbi këtë plan të jashtëzakonshëm, miratuar në muajin korrik nga 27 vendet e Bashkimit Europian për të ndihmuar shtetet anëtarë t’i bëjnë ballë pasojave ekonomike nga kriza shëndetësore, kanë hasur vështirësi në Parlamentin Europian për çështjen e shpërndarjes së parave në respektim ligjit.

Pyetur mbi rrezikun që këto 750 miliardë euro të shpërndahen me vonesë, presidentja e BQE-së u përgjigj se objektivi i Komisionit është mundësia për t’i dhënë këto para në fillim të 2021 dhe duhet të mbahet absolutisht.

“Topi është në fushën e shteteve, që duhet të prezantojnë planet e tyre të rimëkëmbjes, disa janë gati tashmë dhe Komisioni, duhet t’i analizojë shpejt ato, veçanërisht parlamentet kombëtare për miratimin e dispozitave”, shtoi ajo.

“Është vendimtare që ky plan i jashtëzakonshëm, që ka hequr tabu të rëndësishme në disa vende të jetë një sukses”, nënvizoi Lagarde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu