Programi i urgjencës i Bankës Qendrore Europiane për t’u marrë me pandeminë e koronavirusit (PEPP), përmes blerjeve masive të borxhit, mund të zgjatet përtej fundit të vitit 2020, njoftoi Presidentja e Institucionit, Christine Lagarde.
“Skema prej 750 miliardë eurosh, e nisur në Mars për të qetësuar tronditjen ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, do të vazhdojë derisa BQE të sigurohet se kriza e koronavirusit ka kaluar dhe, me gjasa, deri në fund të vitit”, tha Lagarde, gjatë një konference virtuale për shtyp.
“PEPP është mjeti më i mirë që kemi për të luftuar tronditjen ekonomike për shkak të koronavirusit”, shtoi ajo.
Në këtë kontekst, BQE-ja është e gatshme të rishikojë përbërjen e PEPP, domethënë shpërndarjen e riblerjeve të borxhit publik ose privat të blerë nga BQE, si edhe madhësinë e saj dhe kjo për aq kohë sa është e nevojshme dhe sa duhet./ ATA