Kur romanca kushton/ Statistikat e shpenzimeve të ditës së Shën Valentinit

0
1158

 

Dita e Shën Valentinit është një moment simbolik që çiftet të tregojnë dashurinë për njëri-tjetërin dhe të surprizojnë partnerin e tyre me çokollata në formë zemre apo trëndafila.

Por që kur filloi të celebrohej në shekullin e 6-të B. K., Dita e Shën Valentinit është kthyer në një nga sezonet më fitimprurëse të blerjeve. Statistikat e shpenzimeve për ditën e Shën Valentinit ofrojnë dëshmi të ndikimit të rëndësishëm ekonomik.

Të dhënat tregojnë se dhjetëra miliarda dollarë harxhohen çdo vit në ditën e Shën Valentinit. Edhe pse në pamje të parë duket sikur hijeshia dhe tërheqja ndaj kësaj dite simbolike ka filluar të venitet, ka ende industri të tëra që mbesin shumë të varura nga të dashuruarit të cilët blejnë dhe shkëmbejnë dhuratat.

Disa statistikat interesante për ditën e Shën Valentinit :

  • Shpenzimet për ditën e Shën Valentinit në SH.B.A. arritën në rreth 20.7 miliardë dollarë vitin e shkuar.
  • Amerikanët shpenzuan mbi 886 milion dollarë për dhuratat e Ditës së Shën Valentinit për kafshët e tyre shtëpiake.
  • Më shumë se 135 milion amerikanë shkuan në pazar për Ditën e Shën Valentinit.
  • Rreth 85% e të gjitha kartave për ditën e Shën Valentinit përdoren nga gratë.
  • Burrat shpenzojnë deri në pesë herë më shumë sesa gratë në dhurata për partneret e tyre.

Kur romanca kushton/ Statistikat e shpenzimeve të ditës së Shën Valentinit 1

Megjithë këto dëshmi ekonomike, sot vlen të theksohet se festimet për  Shën Valentinin kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit. Dhjetë vjet më parë, më shumë se 60% e njerëzve e festonin këtë ditë. Sot, ai numër qëndron në jo më shumë se 51%.

Statistikat e shpenzimeve për ditën e Shën Valentinit tregojnë se një konsumator mesatar shpenzon afërsisht 162 dollarë në këtë festë (përllogaritje e bërë, referuar të dhënave të vitit 2019). Njerëzit e moshës 35-44 vjeç janë shpenzuesit më të mëdhenj me një mesatare prej 279 $, të ndjekur nga ata të moshës 25-34 vjeç që shpenzojnë 239 dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu