Kultura e sigurimeve vullnetare në Shqipëri! Përse duhet të sigurohemi?

0
142
Diverse people with insurance protection plan

Nga Elda Shehu

Tregu i sigurimeve në Shqipëri  është liberalizuar në vitin 1999, pra plot 20 vjet dhe që nga ajo kohë kanë ndodhur plot ndryshime sasiore dhe cilësore, ka ndryshuar baza ligjore, mentaliteti e botëkuptimi, por përsëri Shqipëria mbetet një nga vendet me kulturë dhe edukim të pakët në sigurime, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Vlera e sigurimit për frymë ka ardhur në rritje, por prapë mbetet më e ulëta në rajon e më gjerë. Në tre vitet e fundit sigurimi për frymë ka evoluar shumë pak nga 5,300 lekë në 2016-ën,  5,600 lekë në 2017-ën dhe 5,900 lekë në 2018- ën ,ndërkohë që në Kosovë ecuria e sigurimit për frymë në këto 3 vitet e fundit është më e lartë 47.49 dhe 52 euro. 

Tregu i sigurimeve dominohet  nga ai i mjeteve motorike dhe kërkesa për sigurimet vullnetare mbetet akoma në nivele të ulëta, ku për periudhën  janar-maj të 2019 sigurimet vullnetare zunë 40.25% të totalit të primeve bruto prej 6.7 mld lekë.

Pavarësisht numrit të madh të kompanive që operojnë në treg dhe shumëllojshmërisë së produkteve që ofrohen, qytetarët shqiptarë ende nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur kësaj industrie. Akoma mbetet e vështirë për shqiptarët konceptimi i saktë për rëndësinë e sigurimeve; kjo edhe pasi ne vijmë nga një kulturë ku shteti përgjigjej për gjithçka ,ndërkohë që sot ai ka marrë rolin e rregullatorit, mbikëqyrësit ,hartimit të  bazës ligjore dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, ku mbetet akoma shumë punë për të arritur të gjitha standardet europiane e sidomos përmirësimit të bazës ligjore ku duhet një konsulencë me bazë të gjerë nga ekspertë të industrisë së sigurimeve.

 Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë për sigurimin e pronës së tyre.

Faktorët që ndikojnë për këtë nivel të ulët të sigurimeve në Shqipëri janë të shumtë duke filluar që nga niveli i ulet i  jetesës, mungesa e kulturës si edhe ,mangësi ligjore si p.sh ligji për përgjegjësitë civile, profesionale dhe te produktit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në periudhën janar-maj 2019 janë lidhur vetëm 18.470 kontrata në portofolin “sigurimi nga zjarri” kundrejt 18.099 në periudhën janar maj-2018.

pexels photo 938958 200x300 - Kultura e sigurimeve vullnetare në Shqipëri! Përse duhet të sigurohemi?

Në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë periudhës janar – maj 2018  vihet re një rënie prej 8% ne volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli nga 768 mln lekë në janar-maj të 2018 në 705 mln leke janar-maj të 2019-ës.

Ndërkohë që për dëmet e paguara për këtë portofol në janar –maj 2019 kemi një rritje me 61% krahasimisht me të njëjtën periudhe të 2018 ku janë paguar  432 mln lekë nga 259 mln lekë për të njëjtën periudhë të 2018-ës.

Ajo që bie në sy është që edhe pse numri i kontratave në  5-mujorin e 2019 është më i madh për sigurimin e pronës 18470 nga 18099 , primi mesatar për police ka rënë nga 42 mijë në 38 mije lekë.

 Kompanitë e sigurimit nën mbikëqyrjen e AMF-së kanë bërë një progres në volumin e dëmeve të paguara duke shkurtuar edhe afatet e pagesave, por mbetet akoma për të bërë nga kompanitë në këtë drejtim, duke qenë se pagesa e dëmeve në kohë ndikon në rritjen e besimit te qytetari  dhe dëshirën për tu afruar më shumë me sigurimet vullnetare.

Sigurimi i pronës është një nga konceptet e reja që ka hyrë në marrëdhëniet financiare të qytetarëve me pronën e tyre. Kjo, në shumicën e rasteve, është e lidhur edhe me detyrimet e kërkuara nga marrëdhëniet me bankat, për kreditë që merren nga qytetarët për blerjen e banesave. 

life health insurance policy concept idea finance insurance 1421 87 300x200 - Kultura e sigurimeve vullnetare në Shqipëri! Përse duhet të sigurohemi?

Ecuria e evoluimit të primeve të shkruara bruto të sigurimit të ndërtesave për tre vitet e fundit nga 2016-2018 ka qenë 1,8  1.9 dhe 2.1 mld lekë.

Po kështu edhe dëmet kanë një ecuri pozitive në rang total tregu ku rreth 2  miliardë lekë dëme u paguan nga tregu i sigurimeve për 5-mujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar një rritje me  6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, 1.97 miliardë lekë, ndërsa 94 milionë lekë u paguan në sigurimin e Jetës.

Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-maj 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 19.535 nga të cilat 18.698 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 887 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë. 

Ecuria e evoluimit te dëmeve te paguara  në total për të gjitha produktet për tre vitet e fundit nga 2016-2018 ka qenë  4.8 , 5.5 dhe 7 mld lekë.

Ky trend pozitiv në pagesën e dëmeve do ketë edhe ndikimin në tij në rritjen e kulturës për të qenë i siguruar në një shumëllojshmëri produktesh të sigurimit që ofrojnë të gjitha kompanitë që operojnë në treg .

 Kohët e fundit vetë kompanitë e sigurimit si edhe AMF kanë zhvilluar  edukim financiar në shumë kolegje universitare ku janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për edukimin e brezit të ri drejt një kulture europiane për sigurimet.

 

 

                

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu