Kreu Në Plan të Parë Kruja/ Nje nga perlat e Shqiperise

Kruja/ Nje nga perlat e Shqiperise

0
1698

Kruja është një nga qytetet me historinë më të ndritur dhe më të dokumentuar se të gjithë qytetet e tjerë shqiptarë, çka e bën atë një “kryeqytet” të vërtetë historik. Historia e këtij  qyteti të lashtë na bën të ndihemi krenarë sa herë që e vizitojmë.

Pa dyshim mund të quhet aktraksioni më i madh turistik në Shqipëri, si për të huajt ashtu edhe për ne.

Kruja i ka premisat për të qenë madhështore në çdo kohë. Ka qenë  kryeqendër  në një nga periudhat më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, në periudhën e Heroit Kombëtar, Skënderbeut. Ka qenë  zonë e njohur që në lashtësinë ilirike. Në periferi të saj, pak pa arritur në Krujë, janë rrënojat e  Albanopolis, qytet Ilir, nga  i cili vjen emri albanët. Me këtë histori dhe objektet arkeologjike që e pasqyrojnë atë, kalaja, muzeu, pazari karakteristik, rrënojat e Albanopolisit dhe monumenti i Skënderbeut, etj., Kruja është në interesin e të gjithë  shqiptarëve, sidomos të turistëve të huaj.

Veç vlerave historike  pozicioni i Krujës, mjedisi, mali, kodrat, fushat, deti krijojnë një panoramë të mrekullueshme për t`a soditur, pse jo edhe për të jetuar. Kruja mund të jetë  një rezidencë interesante për shumë vizitorë që vijnë në Shqipëri për arsye pune apo për  turizëm. Pamja që të shpërfaqet nga Kruja, në kohë të kthjellët, sidomos  natën, në dritën e hënës e të yjeve, është mbresëlënëse. Shihet fusha e gjerë, shihet aeroporti i Rinasit,  kalaja e Prezës, ajo e Petrelës dhe e Lezhës. Shihet deti Adriatik, Durrësi, Porto Romano, Patoku e më tej Lezha e Shëngjini.

Është një mrekulli. Duket sikur fluturon mbi hapësira të pamata. Shume prane qytetit të Krujës është pika turistike e  Qafë Shtamës që mund të kthehet në një perlë të turizmit malor.

Kruja është edhe  vend pelegrinazhi fetar. Sarisalltiku Teqeja  Bektashiane, lart në mal, është një  vend i shenjtë që vizitohet nga mijëra njerëz.

https://www.instagram.com/p/CEE95fNHPrA/?igshid=1165hamlioql5

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu