Kroacia: Përfaqësues të Bankës Qendrore Kroate,Eurostatit dhe Byrosë Kroate të Statistikave takime trepalëshe në lidhje me unifikimin e metodologjive të statistikave sipas standarteve Europiane.

0
1163

Në ambientet e Bankës Qendrore të Kroacisë  u zhvillua këtë javë një takim midis përfaqësuesve të kësaj banke,përfaqësuesve të Eurostatit dhe Byrosë Kroate të statistikave. Tema kryesore e takimit ishte vënia e theksit në bashkëpunimin midis Bankës Qendrore dhe Byrosë Kroate të statistikave  për prodhimin e statistikave zyrtare të Republikës Kroate mbi bazën e metodologjive të  prodhimit të statistikave të Bashkimit Europian dhe sistemit te statistikave per Bankat Qendrore te Unionit.

Sipas planit aktual që po zbatohet nga Republika e Kroacisë për tu berë pjesë e “Exchange Rate Mechanism II (ERM II)” dhe  bankave të Unionit midis reformave të tjera të ndërmarra, kryesore janë reformat në fushën e statistikave që përfshijnë, përmirësimin e mbledhjes së të dhënave,prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave. Autoritetet zyrtare pritet të përmirësojnë mundësimin e burimeve të të dhënave dhe të mundësojnë gjithashtu një nivel më të mirë të shpërndarjes së statistikave.

Përfaqësuesit e Eurostatit mirëpriten masat e propozuara për përmirësim.

Përfaqësuesit e Eurostatit,Byrosë Kroate të Statistikave dhe Bankës Qendrore Kroate konfirmuan një bashkëpunim shumë të mirë dhe efektiv midis të tre institucioneve dhe vazhdimin po me të njejtin efektivitet edhe në projekte të ardhshme.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu