Kredia konsumatore zë 5,8% të totalit të huasë

0
2052

Kredia për financimin e mallrave jo të qëndrueshme të individëve, ose siç njihet ndryshe kredia konsumatore, zë 5,8% të totalit të huasë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Krahasuar me një vit më parë, kredia konsumatore është zgjeruar me pothuajse 25.3 %, duke arritur vlerën e 31,2 miliardë lekë, në fund të vitit 2019.

Në totalin e kredisë konsumatore për individë, 13% e zë kredia për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm.

Ndërsa pjesa tjetër konsiston në kredi për mallra të qëndrueshëm, që nënkupton huanë që zakonisht jepet për investime të familjeve në pajisje elektronike, elektroshtëpiake mobilje apo automjete që zë 37% dhe 50% zë kredia për qëllime të mirëfillta konsumi ndaj totalit të kredisë konsumatore për individët.

Banka e Shqipërisë e konsideron konsumin në sektorin privat, si faktori potencial në  zgjerimin e prodhimit kombëtar.

Sipas BSH-së rritja e kredisë konsumatore ka qenë një nga faktorët që ka mbështetur zgjerimin e konsumit, së bashku me rritjen e turizimit dhe përmirësimit të tregut të punës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu