Kosovë – Në 24 orë, 190 të shëruar dhe 171 raste me COVID-19

0
89

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive me COVID-19.

Po ashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste vdekjesh me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10 590 raste nga 41 615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste vdekjesh.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 988.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu