Konferenca e donatorëve e mbajtur sot në Bruksel ka arritur të mbledhë një shifër rekord prej 1.15 mld euro si donacione, projekte dhe kredi.
Shifra u konfirmua nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi.
Bashkimi European dhe Këshilli i Evropës ka vendosur te mbështese Shqiperine me nje fond prej 115 milione euro.
Franca ka vendosur te kontribuoje ne ndihme te Shqipërisë me 100 milionë euro ne formen e projekteve,përveç kësaj dhe 60 milion euro për rindërtimin .
Pas saj renditet Italia qe dhuron një shumë të madhe plot 65 milionë euro.
Greqia do të japë si donacion 2.5 milion euro dhe zotohet të ndërtojë 200 shtëpi.
Grupi i bankave islamike do te jape kredi me vlere 356 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i Bankave Islamike. Programet do jenë për njē periudhë 4 vjeçare.
Gjermania konfirmoi 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas.
Suedia do të kontribuojë me 5,6 milionë euro konfirmon sot ministri për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillim, z. Peter Erikssonmp.
Banka Botërore ofron 160 milionë euro hua me fokus në sektorin e strehimit.
Banka Botërore aktualisht po jep asistencë teknike për ligjin e fatkeqësive natyrore dhe rimëkëmbjen.
Banka Europiane e Investimeve do të japë 100 milion euro hua.
Banka e Keshillit te Europes 155 milion grante dhe 100 milion euro hua.
Banka Europiane per Rindertim (BERZH) dhuroi 100 milion euro per rindertimin.1 milion euro projekte dhe 18 milion euro hua per ujesjellesin.
Zvicra mbeshtet Sqiperine me 9 milione euro grante.
Austria kontribuon me 1 milion euro.
Rumania kontribuoi me 2 milion lei.
Hollanda – 3 milionë euro.
Danimarka – 2 milionë euro.
Bosnje Hercegovina – 100 mije marka.
Kroacia – 1 milion euro.
UNICEF – 500 mije euro per shkollat.
Çekia – 9,5 milione korona Çeke
Polonia mbështet prespektivën europiane te Ballkanit perëndimor. Polonia shpreh solidaritetin për Shqipërinë, si dhe ofron 2,7 milionë euro.
Sllovenia jep 250 mijë euro për rikonstruksionin e shkollave.
Finlanda konfirmoi 300 mijë euro për rindërtimin e Shqipërisë.
Bullgaria do të ofrojë një ndihmë prej 100 mijë euro.
Hungaria do të ofrojë 250 mijë euro për rindërtimin e kishave të dëmtuara.
Mali i Zi do të japë 250 mijë euro.
Serbia do të japë 2 milionë euro grante, në mbështetje të Shqipërisë.
Kosova do të ofrojë një mbështetje shtesë prej 200 mijë euro në formë grante.
Turqia – Vlera totale, bashkë me shtëpitë 46 milion euro
Emiratet e Bashkuara Arabe do te kontribuojne me ndertimin e 2000 njesive banimi me vlere 70 milione euro.
Katari – 5 milion dollarë
Maqedonia e Veriut – 97 mije euro
Luksenburgu -150 mije euro
Irlanda – 300 mije euro
Amerika – 5 milion dollarë
Japonia – 2.1 milion euro
Britania e Madhe – 1 milion paund
Azerbajxhani – 500 mijë euro
Norvegjia – 26 milionë korona norvegjeze
Republika e Koresë – 300 mijë dollarë
Lihtenshtejni – 50 mijë euro
Algjeria – 50 mijë euro