Kompanitë më të fuqishme të sigurimeve të Evropës

0
85

Nga Elda Shehu

Industria e sigurimeve është një ndër industritë më të mëdha në botë .Këto kompani së bashku me ato financiare  renditen në vendin e 4-t bazuar në përqindjen që ato zënë në GDP-në

 ( Prodhimin i Brendshëm Bruto) 

Më poshtë po japim një listë të kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropë sipas  vlerës  së aktiveve të tyre, publikuar nga ADV Rating në 2019 që ka përpunuar të dhënat bazuar në publikimet e kompanive për vitin e mbyllur më  31.12.2018 . 

Allianz Group, një kompani gjermane, është siguruesi më i madh në botë me aktive prej rreth 1.1 trilion dollarë. Ajo është gjithashtu kompania më e madhe e sigurimeve në Evropë nga kapitalizimi i tregut. Që nga 26 korriku 2019, ajo kishte një vlerë tregu afërsisht 100 miliardë dollarë. Me seli në Paris, gjigandi francez AXA është kompania e dytë më e madhe e sigurimeve në Evropë përsa i përket aseteve totale. 10 siguruesit kryesorë evropianë përfshijnë 3 kompani të Mbretërisë së Bashkuar dhe dy sigurues nga Franca dhe Gjermania.

Renditja Kompania Shteti Totali i Aseteve në US $ Bilion Sipas PF-ve
1 Allianz Se GJERMANI 1060.82 31.12.2018
2 AXA S.A FRANCË 1035.07 31.12.2018
3 Prudential plc UK 631.324 31.12.2018
4 Legal & General Group plc UK 618.988 31.12.2018
5 Assicuraciozioni Generali s.p.a ITALI 585.417 31.12.2018
6 Aviva plc UK 531.355 31.12.2018
7 CNP Assurancee S.A FRANCË 450.621 31.12.2018
8 Aegon N.V HOLLANDE 449.513 31.12.2018
9 Zurich Insurance Group  AG ZVICËR 374.589 31.12.2018
10 Munich Re GJERMANI 309.018 31.12.2018

 

Një vështrim i shkurtër mbi historikun e kësaj kompanie botërore

Allianz Group, është themeluar në 05.02.1890 në Berlin ,nga Carl Thieme një specialist sigurimesh dhe Wihelm Finck një bankier me një kapital fillestar prej 4 mln markash. Më 12 dhjetor 1895 hyn për herë të parë në bursë ku vlera nominale e një aksioni ishte 250 marka.

Nga tërmeti i vitit 1906 në San Francisko ku 3000 vetë u vranë dhe 250.000 mbetën  të pastrehë, ku dëmet e përllogaritura ishin 350 mln usd. Alianz ishte një nga 3 kompanitë që paguan 250 mln usd dëme.

A5 - Kompanitë më të fuqishme të sigurimeve të Evropës
Businessman touching stock market graph on a virtual screen display.

Në 1914 punësohen femra  për herë të parë, që punonin zakonisht si daktilografiste apo sekretare. Interesante ishte se ato duhet të linin punën 10 minuta më parë se kolegët e tyre meshkuj që të mos takoheshin rrugës për në shtëpi.

Gjate Luftës së I-rë Botërore primet bien me 20%.

Ne 1941 me ligj nga regjimi nazist i kohës, çifuteve iu konfiskohen edhe sigurimet e jetës.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore solli një shkatërrim të aseteve të kompanisë dhe teknikisht ajo ishte e falimentuar.

Pas mbarimit të luftës ajo fillon rimëkëmbjen e saj duke hapur zyra edhe në shtete të tjera.

Në 1960 50% e primeve përbwhej nga sigurimi motorik.

Në 1970 falë zhvillimit ekonomik me hapa të shpejte ajo bëhet kompania më e fuqishme e sigurimeve në Gjermani, falë edhe revolucionarizimit elektronik të të dhënave.

Në 1973 bëhet siguruesi më i madh në Europë.

Ne 1985 biznesi transferohet në Aliaz AG Holding dhe në 2006 Alianz bëhet kompani multinacinale që operon ne 70 shtete te botës duke u kthyer në Alianz SE

Ne 23.06.1988 behet anëtare dhe themeluese e DAX –Deutche Aktien Xchange (bursa gjermane e aksioneve) ku marrin pjesë 30 kompanitë më të fuqishme gjermane dhe në  2006 ajo  kryeson .

Në 1990 blen kompani hungareze ,e më pas në 1991 blen kompanie Fireman Fund insurance e cila shquhej për sigurimin e filmave ku nga 79 filma të nominuar për Oscar në 2009 .49 prej tyre ishin siguruar në Fireman’s  Fund Insurance

Në 1997 blen Assurance generales de France AGF ,që njihet si një nga blerjet më të mëdha .Kjo kompani kishte shtrirje në Evropë, Amerikën e Jugut dhe Azi, me këtë blerje kapitali nga 120 bilion marka u bë në 600 bilion marka.

Në 1998 krijohet Allianz Asset Management ,duke e shndërruar atë në një nga lojtarët kyç të menaxhimit të aseteve

Në 1999 krijohet logo e re, ku përfshihen 3 fushat ku ajo operon: sigurime, pensione dhe manaxhim asetesh. Po në këtë vit  ajo shtrin aktivitetin në Azi.

Sot Allianz e drejtuar nga Oliver Bäte  është siguruesi më i madh në botë me aktive prej US $ 1,06 trilion. Kompania siguron sigurim prone / aksidentesh, sigurim jete / shendetesor, menaxhim te aseteve, risigurim tradicional dhe te strukturuar dhe shërbime të tjera. Ajo sot ka  140,000 të punësuar me moshë mesatare 40 vjeç nga 67 nacionalitete të ndryshme, ku 51% janë femra.Ajo u shërben pothuajse 90 milion konsumatorë në 70 vende. Që nga 31 dhjetori 2018, Allianz raportoi primet bruto të shkruara me 78 miliardë euro. 

Ajo ka 548.122 aksionerë  në mbarë botën , ku 538.960 janë individë që zënë 18.6% të aksioneve dhe 9162 janë subjekte  që zënë 81.4% të aksioneve të cilat në total janë 424,459,661 aksione me vlerë 1,169,920,000 euro.

Ndërkohë Ping An Insurance, me seli në Pekin, Kinë, është kompania e dytë më e madhe e sigurimeve në botë nga aktivet dhe më e madhja nga kapitalizimi i tregut (208 miliardë dollarë amerikanë nga qershor 2019.)

Industria e sigurimeve  po rritet me hapa të shpejtë, duke na ofruar një portofol gjithnjë e më kompleks sigurimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu