Kompanitë e fondeve të investimit dhe pensioneve rritën fitimet në 6-mujorin e parë 2020

0
39

Kompanitë administruese të fondeve të investimeve dhe pensioneve kanë zgjeruar fitimet me 122.3 milionë lekë, në 6-mujorin e parë të këtij viti, bën të ditur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Sipas AMF-së, krahasuar me vitin e kaluar, fitimi neto i kompanive është rritur me rreth 52%.

AMF bën të ditur se, kompania më e madhe, Raiffeisen Invest, për gjashtë muaj realizoi një fitim neto në vlerën e 109 milionë lekëve, në rritje me 51% krahasuar me një vit më parë.

Fondi Credins Invest rriti fitimet në vlerën 10.2 milionë lekë. Sigal Pensions, shënoi rritje me 11.7 milionë lekë, ose me 38% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, që Albsig Invest dhe WVP Fund Management Tirana e mbyllën vitin me humbje të vogla përkatësisht me vlerat 7.8 milionë lekë dhe 766 mijë lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu