Banka Qendrore Europiane (ECB) aktivizoi një paketë ndihme, prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së COVID/19 ne ekonomine Europiane.
Banka do të blejë borxhin e qeverive dhe kompanive në të gjithë Eurozonën, për të lehtesuar ndikimin e virusit në ekonomi.
“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme”. Nuk ka kufij në angazhimin tonë ndaj euros. Ne jemi të vendosur të përdorim potencialin e plotë të mjeteve tona,”theksoi Presidentja e Bankes Qendrore Europiane, Christine Lagarde.
Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Evropa tani është epiqendër e shpërthimit të koronavirusit, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë, në fund të vitit të kaluar.
Shumë vende janë izoluar, duke mbyllur shkollat, bizneset dhe kufijtë.