Nga Rudina HOXHA
“Thjeshtësia dhe cilësia e asortimenteve tona skandinave në përgjithësi është shumë popullore në Shqipëri, dhe ne planifikojmë të zgjerojmë praninë tonë këtu,” thotë Z. Rune Jungberg Pedersen, Drejtori i Komunikimeve dhe CSR në Zyrën Qendrore të JYSK në Danimarkë.
Me më shumë se 2800 dyqane në 52 vende përfshirë Shqipërinë, Pedersen thotë se JYSK është shumë popullor edhe në Shqipëri.
I pyetur se si JYSK ka arritur të “sundojë” Evropën Juglindore, Pedersen deklaroi se “është durimi dhe aftësia për të ofruar oferta të mëdha për të gjithë klientët në të gjitha vendet”.
JYSK është një zinxhir danez i shitjes me pakicë, që shet mallra shtëpiake të tilla si dyshekë, mobilje dhe dekor të brendshëm. JYSK është shitësi më i madh danez që vepron ndërkombëtarisht me mbi 22,000 punonjës.
Ndërsa JYSK është e pranishme me dyqane në 52 vende përfshirë Shqipërinë, si është pjesëmarrja e Shqipërisë në qarkullimin vjetor?
Gjatë vitit financiar 2018/19 JYSK rriti qarkullimin me 6,3 përqind si grup, i cili ishte rezultat i një rritje të përgjithshme të qarkullimit në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë.
A po punëson JYSK në Shqipëri punonjës 100% shqiptarë?
JYSK në Shqipëri zotërohet dhe drejtohet në bazë të ekskluzivitetit, dhe të gjithë punonjësit janë shqiptarë.
Si është pranuar thjeshtësia dhe cilësia e lartë e produkteve dhe orendive JYSK nga komuniteti shqiptar? A planifikoni të zgjeroni praninë tuaj në Shqipëri?
Thjeshtësia dhe cilësia e asortimenteve tona skandinave në përgjithësi është shumë popullore në Shqipëri, dhe ne planifikojmë të zgjerojmë praninë tonë këtu.
Me më shumë se 2800 dyqane në 52 vende, JYSK tani po kërkon të bëjë mirë në Britaninë e Madhe ku u themelua për herë të parë në vitin 2008, me një plan pesë-vjeçar të zgjerimit që arrijnë kulmin me 52 dyqane deri në gusht 2024. Cilat janë atributet e suksesit të JYSK që përfaqësohet në 52 vende?
Në JYSK ne besojmë ta vendosim klientin në radhë të parë, i cili ka qenë në qendër të asaj që ne bëjmë që kur dyqani i parë u hap 40 vjet më parë. Kombinuar me asortimentet tona skandinave, cilësinë e lartë të produkteve dhe vlerat tona të forta, ne jemi në gjendje të jemi të suksesshëm në të gjithë botën. Deri më tani kemi dyqane në 52 vende, por kemi një ambicie të qartë për të pasur dyqane në të gjithë botën.
Si ka arritur JYSK të marrë rajone njëri pas tjetrit në Evropën Juglindore?
Përgjigja e thjeshtë është durimi dhe aftësia për të ofruar oferta të shkëlqyera për të gjithë klientët në të gjitha vendet. Ne kemi vërtetuar se mund të përputhemi me nevojat e klientëve në të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe me inaugurimin e fundit të një qendre të re shpërndarjeje afër Sofjes, ne jemi në gjendje të afrohemi edhe më shumë me klientët tanë dhe ti dorëzojmë më shpejt porositë në dyqane si dhe për klientët online .
*Më poshtë do të lexoni versionin anglisht të artikullit, sipas publikimit në origjinal në versionin print të revistës ”Star Business” , Janar 2020.
JYSK Plans to Expand its Presence in Albania
“The simplicity and quality of our Scandinavian assortment is generally very popular in Albania, and we plan to expand our presence in here,” says Mr. Rune Jungberg Pedersen, Communications & CSR Director at JYSK Head Office in Denmark.
With more than 2800 stores across 52 countries including Albania, Pedersen says that JYSK is very popular even in Albania.
Asked how JYSK has managed to “rule” the Southeast Europe, Pedersen stated that “it is the patience and the ability to provide a great offer to all customers in all countries.”
JYSK is a Danish retail chain, selling household goods such as mattresses, furniture and interior décor. JYSK is the largest Danish retailer operating internationally by over 22,000 employees.
As JYSK is present with stores in 52 countries including Albania, how is Albania participation towards the annual turnover?
During the financial year 2018/19 JYSK increased turnover by 6,3 percent as a group, which was the result of a general increase of turnover in all countries including Albania.
Is JYSK in Albania employing 100 % Albanians?
JYSK in Albania is owned and run on a franchise basis, and all employees are Albanian.
How is the simplicity and the high quality of JYSK products and furnitures accepted by the Albanian community? Do you plan to expand presence in Albania?
The simplicity and quality of our Scandinavian assortment is generally very popular in Albania, and we plan to expand our presence in here.
With more than 2800 stores across 52 countries, JYSK is now looking to make good on the UK foothold it first established in 2008, with a five-year expansion plan culminating in 52 stores by August 2024. What are the success attributes of JYSK to be represented in 52 countries?
In JYSK we believe in putting the customer first, which have been at the center of what we do since the first store was opened 40 years ago. Combined with our Scandinavian assortment, high product quality and our strong values, we are able to be successful across the world. So far we have stores in 52 countries, but we have a clear ambition to have stores worldwide.
How has JYSK managed to get region by region in the Southeast Europe?
The simple answer is patience and the ability to provide a great offer to all customers in all countries. We have proven that we can match customer needs in all countries in Southeast Europe and with the recent inauguration of a brand new distribution center near Sofia, we are able to get even closer to our customers and deliver faster to stores as well as to online customers.