Shteti italian miratoi sot një garanci publike për kredinë prej 6,3 miliardë eurosh të kërkuar nga “Fiat Chrysler Automobile” (FCA), njoftoi të Ministria e Ekonomisë.
Garancia është pjesë e skemave të ndihmës publike të ofruara për firmat e prekura nga pandemia e COVID-19.
“Është një operacion sistematik, që synon të mbrojë dhe forcojë zinxhirin e furnizimit automobilistik italian dhe të rindezë investimet, risinë dhe punësimin në një sektor strategjik”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri.
Kur kompania FCA tha, fillimisht, se do të kërkonte një garanci shtetërore në maj, ajo ndezi një debat të ashpër politik mbi meritat e ndihmës për një kompani, e cila e ka zhvendosur selinë e saj ligjore dhe tatimore nga Italia, por që mbetet ende punëdhënësja më e madhe private e Italisë.
FCA është në proces shkrirjeje me PSA-në e Francës, kompania mëmë e Peugeot, Citroen dhe Opel./ATA