Ikonomi- Jaçe: Reformat përmirësojnë klimën e biznesit dhe nxisin investimet

0
1367

Mbështetja ndaj biznesit dhe reformat e reja që përmirësojnë klimën për nxitjen e investimeve të huaja, ishte në qendër të takimit që zhvilloi në Tiranë zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Belinda Ikonomi me presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë (Amcham) Enio Jaçe.

Takimi u fokusua në Raportin Doing Business për Shqipërinë dhe bashkëpunimin me Amcham si një nga Dhomat më të rëndësishme të Tregtisë në vend.

Gjatë takimit u diskutua për mesazhet kryesore të ndërmarra tek bizneset, po edhe sugjerimi i reformave të reja përmirësojnë klimën e biznesit dhe e bëjnë tërheqëse për investitorët.

Jace theksoi se për Amcham klima e investimeve është ndër objektivat kryesorë për të kontribuar në përmirësime.

Të dy palët vlerësuan se për biznesin koha, kostot dhe procedurat e lehtësuara janë pika ku duhet të fokusohen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu