Histori Suksesi/ Aromë Deti, shija e kuzhinës italiane në zemër të Qerretit

0
186

Nga Fatima Gorezi

Vitet e fundit Qerreti është kthyer në destinacionin më të preferuar të vizitorëve e turistëve të huaj për kuzhinën e elauboruar, kreative dhe atë tradicionale që ofrohet në restorante që nisin pranë detit dhe deri tek ato të ndërtuara në zonat rurale. Edhe pse është një fshat i vogël, nuk mund të thuhet kështu për restorantet e peshkut. Numri i tyre është i konsiderueshëm dhe çdo njëri me veçantinë e tij ka mundur të krijojë profilin unik dhe që vazhdon të tërheqë vëmendje.

Ervis Kaja është prej pesë vitesh është menaxheri i ‘’Aromë Deti’’, një bar – restorant i vendosur pranë brigjeve të bregdetit Adriatik në Qerret.

Baza e kuzhinës është italiane, por nuk mungon  fantazia dhe  kreativititeti i shefave të kuzhinës.

Ju do të provoni pjatat më të mira si ndërsa do të keni mundësinë të shijoni panoramën e një bregdeti që është mjaft i kërkuar vitet e fundit.

Si ka nisur rrugëtimi juaj ne industrinë e hotelerisë dhe shërbimit?

Eksperienca ime në këtë fushë para se ta merrja përsipër ka qenë e vogël. Unë jam marr me menaxhim në përgjithësi, por jo në hoteleri dhe turizëm. Unë kam punuar prej 6 vitesh në sistemin penitenciar të burgjeve. Puna ime ka pasur të bëj gjithmonë me komunikimin dhe njerëzit dhe në kërkim e sipër për të bërë një punë të tillë gjeta mundësimin dhe guximin të bëj një punë përtej background-it tim dhe sot mora dhe marr guximin të them që ndër 5 vite që e bëj ia kam dalë ta bëj mirë.  Por për mua ishte e re dhe mendoj që suksesi është evident.

1 683x1024 - Histori Suksesi/ Aromë Deti, shija e kuzhinës italiane në zemër të Qerretit

Si e shihni ju gjendjen, në aspekte të infrastrukturës dhe shërbimit në hoteleri- turizmin në Shqipëri dhe kryesisht këtu në bregdetin e Adriatikut ?

Për fatin e keq sezoni i fundit nuk është më i miri dhe arsyeja është evidente. Prezenca e këtij virusi të ri nuk është diçka për tu kapërdirë lehtë. Jemi me këmbë ne tokë dhe realist teksa mendojmë  se nuk mund të kemi të njëjtën frekuentim si vitet me parë. Mendoj se ky vit do të jetë i vështirë jo vetëm për biznesin tonë, por për gjithë biznesin, se dihet në Shqipëri se turizmi bregdetar veror është më i rëndësishmi për ne. Vështirësinë më të madhe e kane hotelet. Ne jemi restorant dhe në njëfarë kemi një klientelë bazë.

Kur thoni klientelë, keni një klientë preferenciale? Është klientelë lokale, e huaj?

Duke marr parasysh këtë sezon jemi frekuentuar nga klientelë 100% vendase, por edhe klientelë të huaj kemi pasur vitet e kaluara duke qenë se ne kemi pranë disa hotele me shërbim shumë te mirë. Por pjesa më e madhe e klientelës sonë janë klientelë vendas, kuptohet rajoni Qendror; Durrësi, Tirana, Elbasani.

Situatën me Covid-19 e shoh te pazakontë, por biznesi do mbijetoj, unë e shoh të ardhmen pozitive, edhe pse sfiduese. Do mbijetojmë edhe  pre shkak se  nuk jemi një biznes sezonal, por i shtrirë gjatë gjithë periudhës së vitit.

JPG00463 scaled - Histori Suksesi/ Aromë Deti, shija e kuzhinës italiane në zemër të Qerretit

A frekuentoheni gjatë dimrit ?

Ditët e javës janë kryesisht të qeta, ndërsa fundjavat më intensive. Ne organizojmë gjithmonë diçka, në kuptimin e eventeve të vogla, familjare, ditëlindje, por baza mbetet fundjava ku bregdeti ofron të gjitha ato kënaqësi ku përtej shëtitjes njerëzit  të shijojnë diçka të mirë. Restoranti jonë është ndër më të frekuentuarit, me modesti e them këtë (Qesh).

Që nga emri “Aromë deti”  duket se baza e kuzhinës suaj është ujore, cilat janë pjatat tuaja më speciale?

Ne jemi restorant me bazë peshku dhe targeti ynë është një klientelë e mesme-e lartë,  e cila kërkon gjithmonë diçka të veçantë dhe të shijshme. Kuzhina është italiane , edhe cilësia , edhe mënyra e gatimit të peshkut është e veçantë dhe nuk mund ta mohoj se na jep avantazh në rajon. Gjithashtu përdorim picat, që për familjet me fëmijë është diçka alternative.

Që dimrin e parë kemi menduar të bënim diçka ndryshe veç peshkut, por kemi pasur frikën e të dalit nga natyra jonë,  nga identiteti dhe ajo që na karakterizon. Rreth e qark ka restorante te vogla më gatime me bazë mishi, toke.

Cila është pjata juaj më tipike dhe më e preferuar ndër klientë?

Ne identifikohemi me një pjatë antipaste ‘aromë deti’. Ajo ka në përbërjen e saj një miksim të ftohtash dhe të ngrotash. Tek të ftohtat ne bëjmë karpacon e levrekut dhe salmonin e marinar kurse tek të ngrotat  bëjnë pjesë qoftet e peshkut, qoftet e gaforres, qoftet e karkalecit.

E gjitha kjo përbën atë antipastën e veçantë që ne e bëjmë në logon aromë deti. Preferencë e parë , pas antipastë ne bëjmë rizoto shumë të mira dhe pasta shumë të mira. Bëjmë shumë të mira edhe tavat e peshkut. Kur klientët kanë dëshirë të ruajnë atë shijen e detit tipike ne e lëmë ne kripë dhe kjo është mënyra më tradicionale e gatimit. Por tavat e ndryshme, me perime, patate , janë të gjitha që ne i bëjmë shumë mirë. Duke mbajtur gjithmonë bazën e peshkut, ne bëjmë produktin që lidhet më shumë me stinën. P.sh. kur është koha e tartufit ne bëjmë pasta primo me tartuf, kur është koha e kërpudhës ne bëjmë pasta me kërpudhë.

11 scaled - Histori Suksesi/ Aromë Deti, shija e kuzhinës italiane në zemër të Qerretit

2020-ta sikundër e folëm ka qenë një vit i vështirë. Cila është strategjia dhe planet e “Aromë Deti” përgjatë fundit të vitit dhe fillimit të vitit tjetër?

Faleminderit për pyetjen. Ne shumë shpejt për klientët tanë që me vështirësi vijnë dimrit, kemi hedhur një hap në drejtim të shërbimin tonë, teksa po bëjmë gati një restorant të dytë nën logon tonë në Tiranë. Kuzhina vazhdon të jetë e njëjta, por edhe inovative në drejtim të gjërave të reja që klienti ynë është kureshtar dhe pret nga ne. Kjo i shërben shumë asaj sfide qe ne kemi prej kaq vitesh për të ofruar këtë shërbim cilësor, këtë ushqim të mirë dhe mbi të gjitha për të ofruar këtë kënaqësi që klientët tanë që na mban në trysni në kutimin pozitiv të fjalës dhe na bën të jemi inovativ dhe në kërkim të më të mirës.

Si është një mbrëmje në Qerret? Pse njerëzit duhet të vijnë në Qerret?

Unë u shpreha për një ushqim dhe shërbim shumë të mirë, por harrova një detaj shumë të rëndësishëm, që këtu mbrëmjet janë në ritmet muzikore të piano bar. Edhe gjatë verës, por edhe ne dimër ne sjellim një muzikë të qetë, në sfond,  një live piano. E njëjta gjë do të jetë edhe në restorantin që po hapim në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu