Happy Birthday Facebook! Si ka ndryshuar platforma që revolucionarizoi epokën dixhitale

0
82

16 vjet më parë, interneti pësoi një ndryshim thelbësor, një revolucion të vërtetë siç do e përcaktonin studiuesit;  kur Mark Zuckerberg dhe disa miq të tij të  kolegjit vendosën të lancojnë aplikacionin e tyre Facebook.

Fillimisht i quajtur TheFacebook, rrjeti social krenohet sot me mbi 2.5 miliardë njerëz që regjistrohen në muaj për të kontrolluar përditësimet e statusit dhe për të shkëmbyer imazhe.

Kur filloi Facebook-u?

Zuckerberg filloi Facebook-un kur ishte student në Harvard, së bashku me disa miq, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Ky projekt u lancua dhe u bë publik në 4 shkurt 2004.

Në fillim, aksesi në site ishte i kufizuar vetëm për studentët në Harvard, megjithëse popullariteti i tij dalëngadalë po tregonte se ishte shtrirë edhe për studentët e tjerë të universiteteve nëpër SH.B.A. dhe Kanada deri në muajin mars të vitit 2004.

Zuckerberg shpejt u largua nga Harvard dhe u transferua në Palo Alto, California, për të punuar me Facebook- un me kohë të plotë.

Afati kohor është një nga karakteristikat kryesore të Facebook-ut si aplikacion dhe që më pas është kopjuar edhe nga platformat e tjera sociale.

Treguesi i parë i kësaj ishte ‘’News Feed ‘’në vitin 2006, i cili u personalizua për secilin përdorues.

Facebook-u do të shpikte  butonin “like” në shkurt të vitit 2009. Kjo i lejoi njerëzve të  pëlqejnë, shprehin simpati apo miratojnë mesazhin ose postimin fotografik të dikujt.

Për vite me radhë, përdoruesit e Facebook kërkonin edhe një buton që të shprehte mospëlqimet, mosaprovimet. Platforma lancoi disa butona në vitin 2016-të, të cilat në mënyrë të përmbledhur shprehin “reagimet” si: dashuri, qeshje, trishtim, zemërim dhe habitje.

MotleyFool TMOT 30f205cb mark f8 2016 1024x576 - Happy Birthday Facebook! Si ka ndryshuar platforma që revolucionarizoi epokën dixhitale

Facebook që nga 2004 ka blerë rreth 77 kompani, por ishin blerjet e Instagram dhe WhatsApp ato që do të binin  në sy.

Kohët e fundit, përflitet se Facebook po planifikon të integrojë aspektet e mesazheve të aplikacioneve të tij të veçanta, Facebook Messenger, WhatsApp dhe Instagram. Aplikacionet do të vazhdojnë të funksionojnë më vete, por do t’ju lejohet të dërgoni mesazhe të koduara direkt te njerëzit në platforma të ndryshme, d.m.th. dikush në WhatsApp mund t’i dërgojë mesazh dikujt në Instagram pa pasur nevojë të ndryshojë aplikacionin.

Më gjithë problemet me të cilat është ballafaquar platforma, ajo po rritet vazhdimisht, ku miliarda njerëz në mbarë botën përdorin Facebook-un për lajme, për tu lidhur e komunikuar me miqtë e familjen, për të shkëmbyer fotografi dhe biseduar në internet.

Me një bazë të madhe të përdoruesve besnikë dhe pak konkurrencë nga të tjerët jashtë familjes së markës Facebook, platforma e Zuckerberg-ut vazhdon të jetë udhëheqëse në botën e re e të paeksploruar mirë të një shoqërie ku ‘mbretërojnë’  mediat sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu